SHBA-ja ka 308 milionë banorë
Çdo 10 vjet qeveria amerikane zhvillon numërimin e popullsisë dhe në pyetësor njerëzit u përgjigjen pyetjeve që kanë të bëjnë me mënyrën e tyre të jetesës.
Rezultatet e numërimit të popullsisë të zhvilluara në vitin 2010 ende po organizohen dhe studiohen.
Shtetet e Bashkuara kanë filluar të grumbullojnë të dhëna për regjistrimin e popullsisë që në vitin 1790, siç kërkohet me Kushtetutë.
Regjistrimi i popullsisë vitin e kaluar ishte i 23-ti në historinë e vendit. Numri i popullsisë duke filluar që nga 1 prilli i vitit të kaluar, që njihet si dita zyrtare e regjistrimit, ishte 308 milionë e 745 mijë e 538 vetë.
Popullsia amerikane është rritur me 27 milionë vetë gjatë 10 viteve të fundit.
Kjo ishte një rritje prej më tepër se 9 për qind që nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2000 mijë.
Rritja e popullsisë në SHBA është ngadalësuar që nga regjistrimi i fundit.
Në dhjetëvjeçarin e mëparshëm, mes vitit 1990 dhe 2000, popullsia e vendit u rrit me rreth 13 për qind. Shteti i Nevadës pati rritjen më të madhe në dekadën e kaluar, me një rritje prej rreth 35 për qind.
Shteti amerikan me popullsinë më të madhe është Kalifornia, ku jetojnë më tepër 37 milionë banorë. Ndërsa shteti me popullsinë më të vogël është Wyoming, me rreth 1 milionë banorë.