A është ky turizëm?

Tre kavajasit nuk e kishin dert se po ua prishnin rehatinë pushuesve. Për ta rruga më e shkurtër për të shkuar nga Durrësi në Kavajë ishte përgjatë plazhit, me traktor. Turistët që po bënin banjë dielli për pak nuk u shtypën nga traktoristi i nervozuar me ata që ishin shtrirë në rrugën e tij. Zhurma dhe boria e traktorit ia tërhoqi vëmendjen edhe Fitimit nga Kosova që ishte shtrirë mbi bunkerin e xhaxhit Enver. Kështu i kishin emërtuar bunkerët e ndërtuar në kohën e sundimit komunist të Enver Hoxhës, në plazhin e Durrësit.
“Nuk e di a janë normal ata njerëz. A hyhet me traktor nëpër plazh”, thoshte plot mllef Fitim Haliti.
Për katër ditë sa kishte që ishte vendosur tek Mali i Robit, kishte parë “çudi” të ndryshme. Traktori, bunkerët, e shitësit me gomarë nuk ishin diçka e re për të. Por, më së rëndi e përjetonte bashkimin e ujërave të zeza me ujin e kripur të detit Adriatik.
“Duhet të kaloj nëpër kanalizime për me hy n’deti”, tregonte Haliti.
Uji i detit tashmë kishte marrë ngjyrë hiri në të zezë, sa që pushuesit kishin frikë mos infektoheshin nëse laheshin në të. Megjithatë, Durrësi mbetet vendi më i preferuar ku kosovarët i kalojnë pushimet verore. Shumica e zgjedhin këtë vend për çmimet e lira që ofrohen, e disa për pushime patriotike.
Ndërtimi i autostradës Morinë – Durrës është edhe një arsye shtesë për shumicën e kosovarëve të kalojnë pushimet në Shqipëri. Nga 12 orë rrugë sa është dashur të bëjnë më parë, tani me ndërtimin e “Rrugës së Kombit”, nga Prishtina në Durrës mbërrin për 4 orë.
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, thotë se qyteti që ai udhëheq ka mirëpritur dhe do të mirëpresë jo vetëm pushues të shumtë kosovarë që vijnë gjatë sezonit turistik, por edhe biznesin kosovar që në Durrës ushtron aktivitet në disa fusha.
“Fundjavat kanë regjistruar rreth 400 mijë pushues në plazhin e Durrësit”, ka pohuar Dako.
Por, ai pranon se numri i turistëve këtë verë ka rënë dukshëm në këtë vend. Ndryshe nga vitet e tjera, interesimi më i madh i turistëve mbetet gjatë vikendeve.
Të dhënat nga statistikat e Bashkisë tregojnë se numri më i madh është i shtetasve të huaj, joshqiptarë, ku përfshihen dhe ata që zotërojnë dokumente kosovare. Por nuk jepet një shifër e saktë krahasuese me një vit më parë, me arsyetimin se ende është herët të dihet sa është fluksi total i turistëve.
Dako thotë se janë kujdesur të ofrojnë kushte sa më të mira për pushuesit duke përmendur angazhimin maksimal të Bashkisë për pastrimin e plazheve.
Ndërkaq, zyrtarë tjerë të Bashkisë në kushte anonimiteti thonë se buxheti që kanë nuk mjafton të përmirësojnë situatën për të mirë. “Nuk ka lekë të investojmë më tepër”, thotë një zyrtar.
Por, përveç mungesës së pastërtisë dhe rregullit në plazhe, pushuesit ankohen se në Shqipëri mungon tradita e turizmit. Shërbimet që ofrojnë lokalet në Durrës nuk janë as të përafërta me ato në lokalet e Prishtinës.
Siç shkruan në portalin e lajmeve të BBC-së, Enver Elezi nga Elbasani, në objektet hoteliere mungon mirësjellja. "Kultura, mirësjellja në përgjithësi dhe sidomos në hotele mungon”, thotë Elezi.
Ngjashëm thonë edhe të tjerët që kanë provuar të pinë se paku një kafe në restorantet e këtij qyteti.
Turistët që nuk kanë haber në këmbimin valutor të lekut me euro, shpesh ndodh që një pije që kushton 100 lekë (0.73 euro), ta paguajnë 700 lekë. Kjo dukuri e manipulimit me çmime nuk është e rrallë në Durrës. Madje edhe udhëtimi me taksi turistëve u kushton dyfish më shtrenjtë për kilometër se në vendet e Bashkimit Evropian.
Kujdes me çmimet
Turistët që nuk kanë haber në këmbimin valutor të lekut me euro, shpesh ndodh që një pije që kushton 100 lekë (0.73 euro), ta paguajnë 700 lekë. Kjo dukuri e manipulimit me çmime nuk është e rrallë në Durrës. Madje edhe udhëtimi me taksi, turistëve shpesh u kushton dyfish më shtrenjtë për kilometër se në vendet e Bashkimit Evropian.