Mali i Zi ende në recesion
Ekonomia e Malit të Zi nuk ka dalë nga recesioni, ndërsa rimëkëmbja e saj pritet deri në fund të vitit, ka njoftuar qeveria malazeze.
“Është vështirë të flasim për rimëkëmbjen ekonomike, por presim se kushtet për stabilizimin e saj mund të krijohen deri në fund të vitit”, ka thënë ministri malazez i Ekonomisë, Branko Vujoviç.
Siç transmetojnë mediet malazeze, Vujoviç theksoi se brutoprodukti vendor (GDP) në tremujorin e parë të këtij viti ishte në shkallën zero dhe se gjatë këtij viti pritet rritja prej 0.5 për qind. Ekonomia malazeze ka shënuar vitin e kaluar rënie prej 5.3 për qind.
Megjithatë, Vujoviç ka thënë se është vërejtur trendi i rimëkëmbjes, duke kontribuar në rezultatet e mira në sektorët e industrisë dhe prodhimit të energjisë.