Cesc, mos u largo

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka këshilluar kapitenin Cesc Fabregas të mbetet në klub dhe t’u ndihmojë atyre të fitojnë Premierligën në sezonin e ardhshëm.
“Ekziston një qëndrim i mirë në ekip dhe Cesc mund të na ndihmojë t’i arrijmë objektivat tona”, tha Wenger të shtunën para ndeshjes kundër Milanit në Emirates Cup.
“Ai sapo ka fituar Kampionatin botëror dhe besoj se do të përfitojë autoritet sezonin e ardhshëm, të na ndihmojë të fitojmë Premierligën. Gjithmonë kam thënë se Cesc Fabregas do të jetë kapiten yni sezonin e ardhshëm”, theksoi Wenger.