E Diel, 1 Nëntor 2026

Në familjen Gubere kthehet qetësia pas daljes nga koma

Eshte rikthyer buzeqeshja ne familjen e studentes Eriselda Gubere, e cila doli dy ditë më parë nga koma në spitalin e Vjenës në Austri. Vajza, e cila u aksidentua në tragjedinë e Himarës qëndroi për një kohë të gjatë në gjendje kome, por tashme ajo ka hapur sytë për t`ju rikthyer sërish jetës mes familjes dhe miqve të saj.

Pas lajmit të mirë, me kameran tonë kemi fiksuar gëzimin që ka përshkruar familjen e 21 vjecares në fshahtin Shakuj të Lushnjes, ku më shumë se të gjithë entuziazmi në sytë e tyre nuk mund të fshihej nga nëna dhe gjyshja e Eriseldës.
 

Eriselda Gubere doli nga koma pas 24 ditësh, ku ndodhej për kurim në Austri. Ajo është studente ne vitin e fundit te fakultetit Gjuhe-letersi ne Universitetin Aleksander Xhuvani në Elbasan, ku mbeti mes shumë të tjerash e plagosur ne tragjedine e Himares.

Dy dite me pare ne Linz te Austrise pas disa ditësh ku luftonte mes jetës dhe vdekjes ajo doli nga koma dhe ka shkëmbyer fjalët e para. 21 vjecarja mësohet se nuk eshte perballur ende me realitetin dhe vdekejn e 13 shoqeve të saj ne afersi te ures se Vishes në Himarë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›