Operacionet e rralla, QSUT 16 ndërhyrje tek fëmijët

Brenda kësaj jave kanë përfunduar me sukses 16 operacione tek fëmijët në rrugët urinale. Mjekët australianë i kanë ndihmuar bluzat e bardha në QSUT-së të kryejnë këto operacione të vështira, të realizuar më parë vetëm tek të rriturit.
Sajmir Ivziku, drejtori i QSUT tha se kjo ishte një zgjidhje për të vegjlit që ishin në pritje të një operacioni të ndërlikuar dhe në anën tjetër një eksperiencë e mirë për mjekët shqiptarë.
16 fëmijët e operuar nuk kanë patur komplikacione të tjera, por po mbahen ne vezhgimin e mjekeve te sherbimit pediatrik ne QSUT deri sa të lënë spitalin.