E Diel, 1 Nëntor 2026

Në fillim të hapet Çadra, pastaj të flitet për hapje kutish...

Me sa duket greva e urisë nuk ëshë marrë seriozisht në asnjë nga dimensionet e saj nga qytetarët shqiptarë që po dënohen në mënyrë kolektive nga sjellja ekstreme antiligjore në emër të kauzës së lirisë dhe demokracisë:
Në të vërtetë është për tu marrë seriozisht gjithçka që ka të bëjë me këtë grevë: si mënyra e organizimit, respektimi i parimeve të një greve urie dinjitoze, vendi ku realizohet, koha kur bëhet, sjellja selektive ndaj mediave, qellimi i vërtetë, mesazhi që transmetohet, ligjëruesit e përditshëm dhe shanset që ata të jenë bindës në mbështetje të kauzën së lirisë dhe demokracisë kur shumë prej tyre janë ish-funksionarë apo lidhje familjare të regjimit që dënonte në mënyrë kolektive.
Le të bëjmë një qasje për disa nga aspektet e grevës dhe natyrshëm çdokush mund të kuptojë nese kemi të bëjmë apo jo me një grevë urie dinjitoze:
Transparenca e grevës:
Mungon plotësisht trasparenca e saj: çdo qytetar mund të kërkojë të dijë se kush është në këtë grevë përveç deputetëve, pse mungon transparenca për publikun, ku të mësohet kush janë këta grevistë, çfarë përfaqësojnë, çfare i lidh keta me kauzen e hapjes se kutive dhe “mbrojtjen e demokracise”. Pse mediat nuk lejohen ta monitorojne greven. çfare eshte ky seleksionim primitiv ne miq dhe armiq i ketij njeriu “liberal” qe synon te siguroje transparence shqiptareve. A i besohet ketij modeli te intrasparences (i imagjinuar ne pushtet) per trasparence kur hapur ne menyre arrogante, mjaft primitive dhe teper dëmtuese per imazhin e vendit bllokon ndjekjen dhe pasqyrimin nga mediat megjithse greva behet ne arterien kryesore te kryeqytetit ne emer te trasparences dhe kuazes se demokracise.
Eshte e trishtueshme qe ne emer te kauzes per te bere trasparence për voten nuk je ne gjendje te ofrojë tansparence per çfare ben ne mes te sheshit ne mënyre të paligjshme duke u sjelle dem te madh interesave te qytetarëve dhe duke dhunuar rendin publik e duke keqshfrytëzuar shansin qe demokracia të jep, standartin aktual të së cilës një lidër i tillë nuk e garanton asnjëhere nese do ishe ne pushtet.
Prandaj nese do besueshmeri dhe nuk kërkon të manipulosh në emër të kauzës së trasparencës “Hap çadrën” përpara se të kërkosh hapjen e kutive. Në të kundërt kauza juaj për transparencë në menyrn si po e kërkon dhe po e bën transparencen e saj janë një garanci më shumë që kjo grevë nuk ka lidhje me kauzën e lirisë por me atë të fshehjes. Fsheja nëpër çadra të paktën përballë mediave është një tmerr i vertetë. Ky është një abuzim. Të gjithë e duam ta konsolidojme demokracine por jo duke u fshehur nëpër çadra dhe duke cënuar lirinë e të tjerëve. Prandaj z. Rama, hap çadrën se nuk mundesh me dy standarde: Kërkon të hapen kutitë duke mbyllur çadrën! Prano asistencën shëndetësore dhe mos puno me stile e praktika sa primitive aq neo-naziskine në mes të kryeqytetit.
Vendi ku realizohet:
Skajshmërisht irracional. Aks themelor në kryeqytet për qarkullimin e automjeteve. Përzgjedhja dëmtuese për të gjithë qytetarët. Në atë bulevard kanë të drëjtë të rrugëtojnë edhe ata që besojnë se kishte zgjedhje të lira, apo që nuk janë mbështetës të Ramës. Kuaza bie edhe nga vendi. është vendi për zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë në Tiranë pa asnjë çasje me sjelljen demokratike. Nese pretendohet për standarte kaq të larta demokratike, përse nuk u bë një sondazh se ku duhej të bëhej greva me qëllim që interesat e grevës të ishin maksimalisht të përfaqësuara por edhe e drejta e qytetarëve maksimalisht e respektuar? Nuk merret qeveria duke ndenjur përballë godinës nëpër çadra por duke ndenjur përballë të vërtetës së halleve të popullit ku vendi më i denjë për një opozitë është në parlament.
Koha kur bëhet greva:
Kur shqipëria është në fazën më delikate të shqyrtimit të kritereve për liberalizimin e vizave, opozita zgjedh rrugën në vend të Parlamentit. A e ndihmon kjo imazhin dhe stabilitetin politik (?) si kusht edhe për të përmbushur të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Qartesisht është koha më e papërshtashme. Sa kjo shkon në interes të shqiptarëve ? është i vetmi rats në historinë e pluralizmit që ndonesë zgjedhjet janë çertifikaur nga ndërkombetarët, standarti i opozitës tonë shkon në kërkesën ekstreme për hapje kutishë ndonëse vetë nuk realizoj asnjë standart në sjelljen e saj politike gjatë proçesit zgjedhor. A mund të kërkojë opozita standarte më të mira se ato që ofroi vetë gjatë proçesit? Prandaj kauza e trasparences edhe në këtë këndveshtrim nuk i shkon për shtat Opozitës dhe Liderit të saj Josocialist siç po etiketohet së fundmi. I pabesueshëm edhe për kohën kur bëhet greva. “Kuaza e transparencës” ngjan me shume si qellim i fshehur për të dëmtuar proçeset integruese. Natyrisht kostoja duhet të llogaritet mirë edhe në kontekstin elektoral. Nuk zgjidhen hallet e popullit duke sakrifikuar imazhin e vendit me qëllim që të bllokohet liberalizimi i vizave vetëm se është arritje krediplotë për qeverinë dhe dërrmim politk për opozitën. Z. Rama transaprencën dhe demkracinë mbrojini në Parlament! Mos sakrifiko interesat e qytetarëve për interesa skajshmërisht personale në politikë!
Mesazhi që transmetohet dhe nga kush!
Duam tyrasparencë por jo pushtetin! Në të vërtetë duan të pengojnë sukseset e qeverisë, suksese që jane të lidhura esencialisht me ëndrrën e shqiptarëve për të lëvizuar pa viza në zonën Shengen! Nëse e vetmja mënyrë për Ramën ka mbetur bllokimi i proçeseve integruese dhe liberalizimi i vizave, pra perpjekja për të ngjallë urrejtje ndaj qeverisë me tepër se sa alternativat për një qeverisje më të mirë, ka gjasa që kauza zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë të mos ketë qasje nga shumica e qytetarve votues aq sa mund ta sjellin Ramën në pushtet. Në këtë rast, kauza për t’iu shërbyer qytetarëve përtej të majtës dhe të djathtës thjeshtohet në kauzën:- Gjithçka për liderin e PS-së z. Rama.
E ndërsa sheh kush i transmeton mesazhet, dallohet lehtë dhe qartë se grupi është një përzierje mes dy grupe politikanësh: njëri grup janë të vjetër në politke aq sa Berisha (i kërkojnë të largohet që të riciklohen vetë në politikë) dhe grupi i politikanve të rinj që duan të tregojnë “gjenerozitetin” e tyre për t’iu bashkangjitur klasës politike. Gjenerata e vjetër e kauzës “Mbyll njerëzit në çadër” të vjetër në politikë sa Berisha, (që për hir të vërtetës kanë mbetur jashtë parlamentit pikërisht për hir të Kodit Elektoral të Edi Ramës) su ka mbetur shans tjetër në politikë përveç devotshmerisë anti-Berishë deri në ekstreme të neveritshme. Fat-keqësisht përveç viteve të gjata në politkë grupi i të vjetërve në mbrojte të pseudokauzës, nuk mund të japin një shembull minimal politik nga e shkuara tyre politike në mbrojtje të kauzës së demokraicë dhe vlerave të transparencës. Rama me betonizimin fashist të Tiranës, Milo me modelin e rradhëve të pafund për të legalizuar një dokument kur ishte Ministër i Jashtëm (e gjitha kjo në emër të “transparencës” së sekserëve që ishin më të shumtë se punonjësit brenda në Ministri, i famshmi Gjinush që gjithçka përfaqëson veç me lirinë s’ka lidhje, apo garnitura e përjetshme Majko, që megjithë patriotizmin e tij alla Majko për djegje flamujsh të vendeve fqinje në vitin e antarësimit të Shqipërisë në NATO, lejoj të shkrumbëzohet kur ishte në pushtet taksa e rrugës së kombit pa asnjë transparencë. Në përbërje të grupi të vjetër ka të tjerë nga ata që nuk kanë sjellë asnjë gjë të spikatur dhe për rrjedhojë janë fare të pabesueshëm, pasi për njëzet vite në politikë nuk sollën asgjë (në mos veç dëme). Mbetet pa përgjigje pyetja se çfarë u ka mbetur të sjellin në vitet në vijim përveç interesit përsonal për të ricikluar lidhjet me pushtetin megjithëse në shumë raste pa asnjë princip përballë bindjeve apo sjelljeve politike të deri sotme. Pa përmendur “ndjeshmërinë” e z. Zogaj për shtet ligjor dhe “demokraci” kur e shkuara e tij (tashmë e pranuar edhe vetë Zogaj) me fije te sigurimi i shtetit i kanë dhënë zhdërvjellësinë e duhur për të “mbrojtur” demokracinë në bashkëpunim me këdo vetëm që të sigurojë një copë karrige. Ndërkohë që kakarisjet e z. Ngjela duken si të atij kaposhit të dëshpëruar ku gjysma e pulave të kotecit të tij flenë “gabimisht” te koteci i gjelit komshi! Stili i tij me regjistrime të Kryeministrit me celularë të fshehur nëpër xhepa apo përfoljet se i dhuroj bashkinë Ramës kur kandidoj përballë tij nuk i japin asnjë kredit në sytë e opinion publik.
Qartesisht ky grup njësoj si grupi i të rinjëve po përjetojnë një lavazh masiv truri gjatë gjithë ditës të ngopur me idenë se ditën kur të ikë Berisha nga pushteti (bazuar në teorinë e probabilitet jo në punën e tyre më cilësore se Berisha në politikë) do të jenë në tryezën e tortës që në të vërtetë në vend të kokrrave të qershisë do të ketë “topet” e Edi Ramës si shpërblim për devotshmerinë e tyre anti-Berishë. Përfaqësuesit e këtij grupi duhet të kuptojnë se do jenë të parët që Rama lanë hesapet në ditët e tij të mira. Sjellja e tij në zgjedhje e tregoj këtë. Prandaj “kauza e trasparencës për kutitë” do të përfundojë në mbylljen e tyre përfundimisht në kuti nese fatkeqësisht një ditë Rama do ndjehet më i pushtetshëm.
Sjellja ekstreme anti-Berishë është një argument tjetër se pse Rama në ditë të mirë nuk ka pse të mos u japë pjesën e lart-përmendur të konvertuar të tortës.
Grupi i të rinjëve të kauzës “Thuaj çfarë të mundesh veç lufto Berishën” që janë zgjedhur në Parlament për të zëvendësuar të larguarit vetëm se janë lehtësisht të instrumentatizuar nga mungesa e eksperiencës. Në shumë raste të rinjtë përfaqësojnë vetëm interesa të ngushta përsonale pa asnjë parimshmëri politike apo ideologjike.
Të dy sojet e përzierjes kanë të përbashkët se janë të instrumentalizuar për interesa personale nga Edi Rama dhe kauza e tyre e vërtetë është kauza e riciklimit në pushtet, ku qartësisht pengesa e tyre më e madhe është Berisha, ndaj anti-Berisha është arma më e fortë e tyre, duke harruar se konsumimi politik i tyre është i atillë që nuk ngjallin asnjë shpresë për votuesit shqiptarë.
Qartësisht ky miksim është vetëm për interesa të ngushta për pushtet, pa parime dhe pa asnjë korrelacion me ato që njihen si demokraci e aplikuar, liri dhe parime eurupiane apo euro-atlantike të demokracisë. Prandaj megjithë pagesat dhe prurjet e detyruara të mbështetësve (punonjës bashkishë) nga rrethet, këtij miksimi i ka dështuar ëndrra për pushtet pasi ata në të vërtetë po abuzojnë jashtë çdo limiti me kauzën e lirisë dhe në begraundin e tyre nuk kanë asnjë lidhje me ketë kauzë por me të kundërtën e saj.
Rruga bllokohet kur nuk të jepet e drejta për të votuar, jo kur në vend të një vote kërkon të numërosh dy apo më shumë. Ndaj të paktën në nivel lidërshipi kjo grevë ngjan më shumë me kauzën ha fshehur, ha pa të filmuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›