Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga homologu i tij rumun, Adrian Nastase, në të cilin shprehen ngushëllime për viktimat që humbën jetën gjatë aksidentit që ndodhi rreth dy javë
Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga homologu i tij rumun, Adrian Nastase, në të cilin shprehen ngushëllime për viktimat që humbën jetën gjatë aksidentit që ndodhi rreth dy javë më parë në Minierën e Bitumit në Selenicë.
Në emër të Qeverisë së Rumanisë, Kryeministri Adrian Nastase i përcjell Kryeministrit Fatos Nano ndjenjat e keqardhjes dhe të solidaritetit, familjeve që patën viktima ngushëllime të sinqerta, ndërkohë që u uron të plagosurve në këtë aksident një shërim të shpejtë.
"Vlerësoj veçanërisht masat urgjente, që mori qeveria shqiptare, të cilën e udhëhiqni, lidhur me përkujdesjen dhe shpëtimin e të plagosurve, si dhe me ndihmën familjeve të dëmtuara", thuhet në këtë mesazh solidariteti të Kryeministrit rumun Adrian Nastase drejtuar kryeministrit Fatos Nano.