E Martë, 3 Nëntor 2026

Në fshatin e arrave – Vlesha e Dibrës e njohur për prodhimin e shumtë dhe cilësor

Fermerin, Resul Abazi, nga Vlesha e Dibrës e gjetëm tek arra e tij duke vjelë prodhimin që sivjet shkon deri në 4 kuintal.  Ai thotë se prodhimi tërësisht bio dhe mjaft i kërkuar në treg.

Në përditshmërinë punëve të tij ai merret dhe me kultura të tjera bujqësore, duke mos e lënë  tokën djerrë, që sipas tij është e begatë.

Fermeri ka  vetëpunësuar dhe familjarët e tij, dhe me zgjerimin e sipërfaqes dhe me fidanë të kultivuar pret shtimin e të ardhurave.

Me krenari ai thotë se fshati i tij është më i njohuri jo vetëm në Dimër por në mbarë vendin për kultivimin e arrave, pasi dhe bashkëfshatarët e tij kanë me qindra drurë are në tokat e tyre.

Gazetar: J. Hallaçi 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›