E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministrja Koçiu: Rikonstruktohen 3 qendra shëndetësore në Tiranë

Qarkut të Tiranës i shtohen edhe tre qendra të tjera plotësisht të rikonstruktuara në Farkë, Prush dhe Frutikulturë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se këto qendra do të ofrojnë shërbim për 16,781 banorë, duke garantuar kujdes më të mirë dhe më të aksesueshëm për të gjithë.

 “Kjo është një arritje e rëndësishme në përpjekjet për modernizimin e sistemit shëndetësor në vend. Me këto Qendra Shëndetësore të rikonstruktuara, programi i rehabilitimit të 400 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin vazhdon me ritme të shpejta”, u shpreh ministrja Koçiu.

Ministrja theksoi se përgjatë viteve 2023-2024, kanë përfunduar 60 qendra shëndetësore, duke kontribuar në një shëndetësi më të fortë për Shqipërinë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›