HUMORI I NJESH-ave DHE INSTITUCIONET
Loloja: Ejani, zonjë, Gonerillë quhi?
Liri: S‘ka si ta mohojë.
Loloja: Më falni, kujtova mos ishit ndonjë karrige…
Shekspir, "Mbreti Lir", akti III, skena VI
1.
Para disa ditësh, publiku shqiptar mësoi se përkundër pretendimit të disa kompanive ruse, një tjetër, një amerikane, duket se do të fitojë tenderin për blerjen e kompanisë shtetërore (kupto të të gjithë neve) ARMO. Me këtë rast, edhe u përmend në ndonjë media se për këtë vendimmarrje një nga strukturat shtetërore që ka ndihmuar paska qenë edhe SHISH. Ashtu sikundër pritej, një vendimmarrje e tillë u përshëndet gjerësisht dhe u konsiderua si një provë tjetër e orientimit proamerikan (domethënë thellësisht properëndimor) të strukturave vendimmarrëse shqiptare. I kuptueshëm ky emocion në situatën kur kemi vënë kokën te pragu i dy strukturave më të mëdha perëndimore: NATO dhe BE.
Vetëm disa ditë më parë, një tjetër marrëveshje për naftën dhe gazin ishte nënshkruar mes qeverisë greke dhe Moskës (aleanca e ortodoksisë, u tha në ndonjë shkrim, duke anashkaluar faktin se tubacionet do të ngjiten deri në veri të Italisë, duke i bishtnuar vetëm për pak kilometra kufirit tonë jugor me Greqinë, duke "anashkaluar" njëherazi faktin se ish-kancelari gjerman është shef në bordin e një prej kompanive më të mëdha energjetike ruse dhe se Prodi po ashtu flitet se do të kthehet si i tillë në një tjetër kompani të përbashkët).
2.
Një miku im, i cili e ka familjen në Amerikë, më kallëzonte se shihte përditë një vajzë të re kineze që futej në portën e fqinjit të tij, biznesmen amerikan. "Kujtoja se ishte ndonjë që kujdesej për fëmijët, më tregonte miku im, por fqinji më sqaroi se ajo vajza ishte mësuese dhe u jepte kinezçe fëmijëve të tij. Sepse, ata duhet të përgatiten për të ardhmen e në këtë të ardhme Kina ka për të pasur një rol shumë të rëndësishëm, paskësh shtuar fqinji i tij".
Një tjetër më tregonte se në mes të Parisit, një profesor i shquar i mjekësisë u mësonte po ashtu kinezçe fëmijëve të vet. Një tjetër arabisht…
E nga agjencitë e lajmeve mësojmë se Presidenti Bush dhe Putin (edhe ky ende President në zyrë) paskëshin pirë së bashku gjithë natën e lume në një daç qeveritar rus, në brigjet e Detit të Zi, menjëherë pas Samitit të Bukureshtit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të njohura, ndërsa janë të njohura marrëdhëniet "miqësore" të shumë prej shtetarëve perëndimorë me qeveritë e Moskës dhe të Pekinit…
Kurse në vendin tonë vazhdon të zgjerohet vetëm mësimi i gjuhës angleze, ndërsa jemi dhe anëtarë të Organizatës Botërore të Frankofonisë.
3.
Një prefekt shqiptar merr pjesë në një tubim në tokat fqinje dhe (nëse janë të sakta raportimet) deklaron se qenka prefekt i periferisë së Epirit të Veriut. Një ministër i Jashtëm i një prej qeverive tona deklaron se Italia është partneri ynë strategjik. Një tjetër zyrtar i lartë shqiptar thotë se këtë status e ka Greqia. Pastaj Maqedonia, mbase edhe Mali i Zi, Vatikani, Malajzia… Ndërkohë që ambasadorët, me një aftësi të habitshme krijuese, deklarojnë secili në hesap të vet për nivele marrëdhëniesh.
Vota në OKB, për të njëjtin pozicion u premtohet disa vendeve njëherësh, varësisht partnerit të tavolinës së bisedimeve të radhës…
Një kryetar bashkie bën çfarë t‘i dojë qejfi në territorin që administron dhe flet nëpër ekrane dhe tubime sikur është përfaqësuesi shtetëror, që rregullon marrëdhëniet ndërshtetërore mes Shqipërisë dhe Greqisë, edhe pse zyrtarët e lartë të këtij vendi flasin me një gjuhë tjetër…
Ndërkaq, vazhdon prodhimi i strategjive "të reja" për sektorë të veçantë; ajo e mjedisit, e shëndetësisë, e arsimit, e luftës kundër varfërisë…
4.
Mjafton vetëm kjo serënditje e mësipërme faktesh dhe ngjarjesh për të rifituar sërish ndjesinë se në administrimin e vendit mbizotëron thjesht dhe qartë KAOSI, në të cilin është humori i numrave NJË të sektorëve që vendosin, varësisht nga interesat e çastit dhe humoret politikë e personalë. E njëjta situatë, që sa vjen e bëhet groteske, u vu re edhe në ndryshimet e fundit kushtetuese: njërën pjesë të tyre e huazuan nga Spanja, një tjetër nga Gjermania, kuptohet pa anturazhet përkatëse, domethënë duke i sjellë në standardet "shqiptare", standarde këto që kanë në bazë interesat personale të atyre që janë aktualisht në karrige.
Të kuptohemi: qëllimi i këtij shkrimi nuk është të bëjë një analizë nëse vendimmarrja për shitjen e ARMO-s ka qenë e drejtë apo jo. Nuk zotëroj as informacionin, as instrumentet dhe as kapacitetin për ta bërë një gjë të tillë. Ca më pak të ngre ndonjë dyshim në lidhje me këtë orientim properëndimor, të cilin në një mënyrë apo në një tjetër me vullnet të lirë e kemi mbështetur dhe e kërkojmë të gjithë. As që guxoj të marr përsipër rekomandimin për sjelljen e ministrave të Jashtëm, ambasadorëve, Presidentit, shefit të opozitës, të të zgjedhurve dhe të votuarve në çfarëdo niveli të qeverisjes. As që e mendoj se në vend të anglishtes nëpër shkolla do rikthehet rusishtja apo kinezçja si gjuhë e parë e huaj. Dëshiroj thjesht të tërheq vëmendjen e munguar dhe të ngre pyetjen: Cilat janë strukturat që ligjërisht përcaktojnë orientime të tilla të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë në realitetet globale? Cila është ajo strukturë e shtetit që siguron, për shembull, që politikat e shteteve të tjera të jenë afatgjata, funksionale dhe të krijojnë kësisoj edhe raporte që shndërrohen me kalimin e kohës në tradicionale?
4.
Ja ku dolëm te një paragraf i Kushtetutës së Shqipërisë, të cilin askujt nuk i shkon ndërmend ta rishikojë: veprimtaria e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, për të cilin ka vetëm një rresht në Kushtetutën tonë: pika 3 e nenit 168, që shprehet: "Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës". As më shumë e as më pak.
Nëse ky këshill do të kishte një status tjetër, së paku, sikundër është në vende të tjera, që kanë dalë thuajse në të njëjtën kohë nga diktatura, pra të kishte ligjërisht fuqi rekomanduese për qeverinë dhe Presidentin, atëherë ne do të kishim një bazament të rëndësishëm të aktivitetit të balancuar dhe afatgjatë të institucioneve. Frika se mos ky këshill sigurie shndërrohet në një komitet qendror të qëmotshëm nuk ekziston për sa kohë aktiviteti i tij rregullohet me një rregullore të posaçme, që i kërkon të thithë kontribute si të strukturave shtetërore përgjegjëse për sektorët, ashtu edhe të atyre joqeveritare. Madje më tepër se kaq, të thithë edhe ekspertizë të institucioneve homologe, pra shtetërore dhe joqeveritare ndërkombëtare.
E, nëse rishikimi i strukturës, funksionimit dhe përgjegjësive ligjore të kësaj strukture do të sillte ekuilibër në funksionimin e shtetit, strukturat e tjera, pra institucionet në çdo nivel, do të shmangnin varësinë e zhvillimeve të ndryshme nga humori dhe personaliteti i NJËSH-ave, të cilët jo rrallë përcjellin një karakter posedues të frikshëm ballkanik, brenda të cilëve majmet i frikshëm agai i mëhershëm me një kapadaillëk të frikshëm.
Dhe atëherë nuk do të kishim më kryetarë bashkie që dinë dhe urdhërojnë për gjithçka, ministra që mendojnë se funksionimi i sektorit që mbulojnë ka filluar ditën që ata futen në zyrë, zbatim të strategjive dhe jo ribërje të tyre të vitpasvitshëm, ambasadorë sharlatanë që fshehin pazotësinë prapa nacionalizmit të rremë dhe prosperitetit të pasigurt…