Varfëria, evropianët dhe hipokritët e ligjit të duhanit
Me nismën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që prej disa vitesh, 31 Maji ka hyrë në kalendar si Dita Botërore pa Duhan. Gjatë kësaj dite organizohen aktivitete të ndryshme për promovimin e jetesës së shëndetshme pa duhan dhe jepen mesazhe nga personalitete të rëndësishme politike, të artit e fusha të tjera. Sigurisht që edhe Shqipëria, si vend aktiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e respekton këtë ditë. Ajo tashmë ka një përvojë modeste në luftën kundër duhanit, përvojë me momente negative e pozitive. Le të bëjmë pak histori:
Konventa kuadër e OBSH-së për luftën kundër duhanit ka hyrë në fuqi më 27 Shkurt 2005. Shqipëria e ka firmosur atë në Nju Jork, në OKB më 29 Qershor 2004, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë e ka ratifikuar këtë konventë më 26 Prill 2006. Deri më sot, atë e kanë firmosur 168 vende dhe e kanë ratifikuar 154 të tilla.
Në bazë të konventës, qeveria shqiptare hartoi ligjin "Për mbrojtjen nga produktet e duhanit", i cili pasi u miratua nga Parlamenti, hyri në fuqi një vit më parë (më 26 Maj 2007). Ligji shqiptar është konsideruar në mënyrë shumë pozitive nga OBSH-ja, e madje, hartuesit e tij në "Ditën pa Duhan të vitit 2007" janë nderuar me çmim.
Faktet dhe dëmet
Duhanpirja përbën shkakun e dytë për vdekshmërinë në botë Aktualisht, duhani është përgjegjës për vdekjen e një adulti ndër dhjetë (afërsisht 5 milionë të vdekur në vit). Nëse tabagizmi do të vazhdojë me ritmin aktual, deri në vitin 2020 vdekjet do të shkojnë në 10 milionë njerëz çdo vit).
Duhanpirja përbën shkakun e katërt të sëmundshmërisë në botë. Kostoja ekonomike e tabagizmit është katastrofike. Ajo nuk kufizohet vetëm në trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga duhani. Viktimat vdesin në periudhën më aktive të jetës, duke privuar familjet nga mbështetja ekonomike dhe shoqërinë nga "krahët e vlefshëm të punës". Edhe gjatë jetës së tyre, duhanpirësit janë më pak produktivë. Sipas një raporti të vitit ‘94, konsumi i duhanit çon në një humbje vjetore neto prej 200 miliardë dollarësh, 1/3 e së cilës u takon vendeve në zhvillim.
Midis duhanit dhe varfërisë ekziston një lidhje e pandashme. Nga shumë studime rezulton se në disa vende me të ardhura të pakta, familjet e varfëria shpenzojnë deri në 10% të të ardhurave për duhan, ç‘ka bën që këto familje të shpenzojnë pak për ushqim, edukim etj. Ka gjithashtu një lidhje të ngushtë midis duhanit dhe analfabetizmit. Paratë e shpenzuara për duhan në familjet e varfra mund të shkonin fare mirë për edukimin e fëmijëve…
Zbatimi i ligjit
Muajin e parë pas hyrjes në fuqi të ligjit në vendin tonë, u duk se ai do të zbatohej rigorozisht, si në shumë nga vendet evropiane, sidomos për ndalimin e duhanpirjes në vendet publike, por më vonë pati një tërheqje të dukshme të organeve të ngarkuara për zbatimin e tij (Ministria e Shëndetësisë, Policia Bashkiake, Policia Doganore, Tatimore) dhe gjendja rrezikon të kthehet në pikën e nisjes. Disa nga arsyet e moszbatimit siç duhet të ligjit do të ishin si më poshtë:
- Ministria e Shëndetësisë e ka zbehur së tepërmi propagandën për dëmet e duhanit dhe sidomos të duhanpirjes pasive (sektori përkatës pranë Institutit të Shëndetit Publik thuajse nuk funksionon në këtë drejtim, pavarësisht përpjekjeve të izoluara të ndonjë punonjësi të tij);
- Zbatimi i ligjit duhej të paraprihej nga një propagandë tepër agresive kundër duhanit. Të gjithë e konstatojmë mungesën e posterave, të afisheve, të materialeve informuese. Kjo veprimtari duhet të bazohet së pari në bindjen e popullsisë, e pastaj në shtrëngimin e saj;
- Policia Bashkiake, e ngarkuar me ligj për ndalimin e duhanit në ambientet publike, nuk e kryen këtë funksion, madje as e mbështet Inspektoratin Sanitar Shtetëror në kontrollet e tij.
- Mosvjelja e gjobave të vëna ka demotivuar edhe Inspektoratin Sanitar, duke e futur procesin në një impas total. Megjithatë, një fenomen i tillë mund të konsiderohet edhe si pretekst për të justifikuar ineficensën. Vështirësia për vjeljen e gjobave ekziston gjithandej, por imagjinoni pasojat, sikur për këtë shkak, të dështonte edhe kontrolli mbi ujin e pijshëm, mbi ushqimet, që janë objekt i përditshëm i punës së këtij inspektorati;
- Policitë doganore e tatimore funksionojnë me mangësi të mëdha. Praktikisht, në vend, mund të blihen gjithandej paketa cigaresh pa pullë ose në shitës ambulantë, madje të mitur, çka bie tërësisht në kundërshtim me ligjin "Për mbrojtjen nga produktet e duhanit";
- Nuk hartohen e nuk zbatohen programe ndërdikasteriale (p.sh. midis Ministrisë së Shëndetësisë e asaj të Arsimit e Shkencës) për dëmet e duhanit e luftën kundër tij). Hartimi dhe zbatimi i programeve të përbashkëta në shkolla, në ushtri, do të ndikonte ndjeshëm në uljen e numrit të duhanpirësve. Në ambiente të tilla publike, që mund të kontrollohen lehtë, si institucionet shëndetësore e arsimore, dikasteret qendrore, vazhdon të pihet duhan si më parë. Logjika e ligjit shqiptar nuk është lufta kundër duhanpirësve, por mbrojtja e joduhanpirësve. Në fund të fundit, 30% e popullsisë, duhanpirësit, nuk mund t‘u imponohen me arrogancë joduhanpirësve që përbëjnë 70% të saj.
Shqipëria dhe përvoja evropiane
Përvoja botërore tregon se ka masa shumë efikase në luftën kundër duhanit e që kanë efekt shumë sinjifikativ në konsumimin e tij. Strategjia më efikase e me kosto më të ulët, konsiston në marrjen e masave politike të aplikueshme për gjithë popullsinë si: ndalimi i publicitetit, taksimi i lartë, rritje e çmimit, ndalimi i duhanpirjes në gjithë vendet publike, masa këto të përshkruara qartë në Konventën Kuadër të OBSH-së, si dhe në ligjin shqiptar.
Të gjitha vendet evropiane kanë ligjshmërinë përkatëse në luftën kundër duhanit. Aplikimi i saj përbën një histori të dhjetëvjeçarit të fundit. Në shumicën e vendeve evropiane, kjo ligjshmëri zbatohet në mënyrë shumë rigoroze. Përveçse në vendet nordike e anglosaksone, ligji zbatohet në mënyrë shembullore edhe në Itali, Spanjë, Francë, ndërsa zbatimi i tij lë shumë për të dëshiruar në Greqi, Maqedoni.
Vizioni perëndimor i Shqipërisë, dëshira për t‘u integruar në botën e përparuar, duhet të shoqërohet edhe me vullnetin për zbatimin e ligjeve në përgjithësi e në rastin tonë, të ligjit "Për mbrojtjen nga produktet e duhanit". Kushdo që ka vizituar organizmat ndërkombëtare, që ka udhëtuar në avion a trena evropianë, që ka darkuar në restorante apo ka pirë thjesht një kafe në lokalet evropiane, e di fare mirë respektin që kanë evropianët për ligjin, detyrimin për të mos dëmtuar jetën e tjetrit, të joduhanpirësit. Të kërkosh integrimin apo liberalizimin e lëvizjes duke pirë duhan, do të marrësh jo vetëm refuzimin, por edhe neverinë.
Duhanpirja dhe figurat publike
Është e vërtetë se masat e marra në dogana e tatime, duhet të ulin numrin e duhanpirësve, por në vendin tonë kjo nuk do të ndihet përderisa figurat publike japin shembullin më të keq, atë të pirjes së duhanit në publik, në ambiente të mbyllura. Ligji shqiptar ka marrë miratimin e shumicës dërmuese në Kuvend, pra është ndër të paktët ligje që mund të konsiderohen si vullnet unanim i deputetëve. Por ç‘shembull jep një deputet kur pi duhan në Parlament, para kamerave televizive, ç‘shembull jep një ministër që sfidon ligjin në dikasterin e vet, ç‘shembull jep një mjek që pi duhan para të sëmurëve, një pedagog para nxënësve...? Atë të qëndrimit mbi ligjin?! "Ekspozon" fuqinë e vet në publik? Për të qeshur… Këta tipa, në shtëpitë e tyre i nxjerrin gratë të tymosin në ballkon që të mos nxijnë perdet! Çfarë hipokriti është ai mjek apo pedagog, apo thjesht prind, që për të mbrojtur fëmijët e vet pi cigare në ballkonin e shtëpisë, ndërsa në pavijon apo në klasë e pi para fëmijëve!?
Pikërisht për këtë arsye mendoj se duhet që krahas masave me karakter shtrëngues (dogana, tatime, gjoba) duhet bërë më shumë për bindjen, duke promovuar stil të shëndetshëm jetese pa duhan…. Personat publikë, me kushtin që të bindin më parë veten për të mos dëmtuar të tjerët, mund të bëjnë shumë në këtë drejtim.