Kukës, shoqërohen 3 persona pas vdekjes së dy punëtorëve
Hetimet kanë vijuar gjatë gjithë natës së mbrëmshme nga grupi hetimor, ndërkohë që përjashtohet mundësia që të ketë edhe shoqërime të tjera.
"Hetimet janë intensive, janë shoqëruar në polici 3 persona, vinçieri, administratori dhe një punëtor tjetër, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që pas hetimeve paraprake, të ketë edhe arrestime", tha drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit, Ali Elezi.
Ndërkohë, nga policia që nga mbrëmja e djeshme është bllokuar çdo lëvizje e vinçit ku ndodhi aksidenti, kur dy punëtorët ranë rreth 60 metra poshtë pas këputjes së kavos që mbante kovën, ku ata qëndronin gjatë punës.
Mendohet se shkaqet e ngjarjes së rëndë janë shkeljet e rregullave të sigurimit teknik gjatë proçesit të punës. Kjo ka bërë që edhe hetimet të zgjerohen për shkaqet e këtij aksidenti.