Ne fundjave, takim i posacem Kapelo-Terri
Trajneri i Anglise, Fabio Kapelo ka konfirmuar se di gjithcka ne lidhje me akuzat qe jane ngritur ndaj kapitenit te ekipit kombetar te Anglise, Xhon Terri, ndaj edhe i ka kerkuar nje takim lojtarit ne fundjave, per te marre vendimin e duhur. Federata Angleze e Futbollit konfirmoi se Kapelo dhe Xhon Terri do te vendosin pas takimit, nese mbrojtesi i Celsit do te vazhdoje qe te mbaje shiritin e kapitenit te skuadres se ekipit kombetar. Skandali i fundit, pasi kapiteni i Anglise Terri ka nisur te shoqerohet me ish-te fejuaren e shoket te skuadres Uejni Brixh pas divorcit te ketyre te fundit dhe ky fakt eshte pritur me kritika te forta ne opinionin sportiv te Anglise. Kapelo eshte operuar ne gju dhe i ka kaluar pushimet e javes se fundit ne Zvicer, ku zoteron nje shtepi private. Trajneri po pergatitet qe te udhetoje drejt Anglise dhe te takoje privatisht mbrojtesin e Bluve te Londres, Xhon Terrin. "Di gjithcka, por nuk mund te them asgje ne keto momente. Do te kthehem te enjten ne Londer", - eshte shprehur trajneri Fabio Kapelo, per mediat angleze. Drejtori i Pergjithshem i Federates Angleze te Futbollit, Ian Uhatmore konfirmoi se Kapelo do te takohet me lojtarin, sepse do te vendoset nese Terri do te mbetet apo jo me tej, trajneri i kombetares se Anglise.