E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robi Kin bashkohet me Selltikun: Dua t'i gezohem titullin kampion

Robi Kin eshte bashkuar me ekipin e Selltikut, duke realizuar ne fund te merkatos nje levizje surprize nga Totenhemi i Premier Liges drejt kampionatit skocez, ku eshte pritur nga nje numer rekord tifozesh. Pasi u prezantua me fanellen e re te Selltikut, 29-vjecari deklaroi se ka synime serioze deri ne fund te kampionatit, me ekipin e tij te ri te Skocise, Selltikut. "Do te jem ketu deri ne fund te sezonit," - theksoi ai. - "Kam menduar per gjithcka dhe dua t'iu gezohem ketyre muajve me ekipin e Selltikut." Ne Skoci, Rejnxhers kryeson me 10 pike diference, ndaj Selltikut. Me blerjen e fundit te Roi Kin, bastexhinjte kane filluar te kuotojne mundesine e fitimit te titullit nga ana e Selltikut. Per kete ceshtje, Kin thekson: - "Nuk mund te bej parashikime. Per ne fund te kampionatit shpresoj qe te fitoj titullin kampion me Selltikun. Dua te jem pjese e ketij suksesi dhe shoh ketu se edhe lojtaret e tjere kane te njejtin qellim. Aktualisht nuk shoh asnje arsye per te thene se nuk mundemi per te arritur suksesin ne fund te gares", - perfundon Roi Kin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›