E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne fushate me Eye of the Tiger apo Thunderstruck

Berisha Opsioni eshte Thunderstruck jashtezakonisht frymezuese te ndez por eshte me shume per metalaret


Aleanca per Qytetarin do te futet ne garen elektorale per Zgjedhjet Vendore me sloganin Ju jeni te paret. Ne mbledhjen e grupit demokrat kryeministri duke folur per pergatitjen e infrastruktures zgjedhore garantoi zgjedhesit se do te ndermarre te gjitha hapat e domosdoshem per zhvillimin normal te tyre.


Slogani yne buron nga shpirti i vete sloganit te qytetarit me qytetarin per qytetarin dhe mesa duket slogani do te jete Te paret jeni ju apo Ju jeni te parte sepse qytetaret jane te paret ata do te jene te paret ndaj dhe ne perqendrohemi se bashku me ta per te gjithe problematiken e ketyre zgjedhjeve.


Ky slogan pothuajse perfundimtar eshte Ju jeni te paret - tha Berisha. Kreu i qeverise foli edhe per himnin e fushates se PD-se i cili tashme ndryshe nga zgjedhjet e pergjithshme te dy viteve me pare nuk do te kete pjese te saj iljeten por do te jete nje kenge e huaj rrok.


Me pelqen shume Eye of Tiger por sic me tha njeri ketu po vume kete kandidati kundershtar do te ike nga frika fjalet i ka te bukura por nuk mund te themi se eshte e duhura. Opsion eshte dhe Thunderstruck te AC/DC jashtezakonisht frymezues te ndez por eshte me shume per metalaret. Pra jemi ne diskutime e siper te gjejme himnin qe i pershtatet programit tone demokrat - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›