Në gjykatë mjeku, vajza vdiq prej tij
04/09/2009 Akuzohet për mjekim të pakujdesshëm ndaj 17-vjeçares Matilda Petriti
Ekspertiza, gjatë operacionit mjeku pogradecar i preu venën e gjakut, vajza vdiq
TIRANE- Mjeku që kreu operacionin e bajameve të 17-vjeçares Matilda Petriti nga Maliqi i Korçës, ka përfunduar si i pandehur në gjykatën e Tiranës, duke u akuzuar për veprën penale të “mjekimit të pakujdesshëm”. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë organit të akuzës kryeqytetase, të cilat thanë se dje kanë përfunduar procesin hetimor të nisur në ngarkim të mjekut nga Pogradeci Xhevahir Hoxhallari, emri i të cilit u bë tepër i njohur pas vdekjes së 17-vjeçares Petriti. Në kërkesën për gjykim që akuza ka dërguar në gjykatë thuhet se gjatë operacionit në klinikën e tij private, mjeku Hoxhallari ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj klientit.
Hetimi
Autopsia që është prova kryesore e Prokurorisë së Tiranës tregon se adoleshentja nga Korça humbi jetën si pasojë e operacionit të pakujdesshëm në bajame dhe më pas mjekimit të gabuar për venën e prerë, si dhe neglizhencës së mjekut në trajtimin dhe ekzaminimin e gjendjes së rënduar të vajzës. Në dosjen hetimore nr.1790 janë administruar shumë raporte mjeko-ligjore, autopsia e viktimës, kartela mjekësore e Matilda Petritit, të cilat tregojnë pasaktësi të shumta dhe shërbejnë si prova për të faktuar akuzën gjatë procesit gjyqësor që do të zhvillohet në gjykatën e Tiranës. Mësohet se gjatë hetimeve është konstatuar se në kartelën mjekësore të Matilda Petritit nuk është shënuar si ka reaguar pacientja gjatë operacionit, me çfarë është mjekuar pas ndërhyrjes, si dhe nuk ka asnjë të dhënë për ditët gjatë të cilave vajza ka pasur hemorragji, që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Kryerja e operacionit me metoda primitive është një tjetër fakt që e rëndon dhe më tej pozitën e Xhevahir Hoxhallarit. Për të vërtetuar akuzën ndaj tij, Prokuroria do të thërrasë një numër të madh dëshmitarësh, mes të cilëve prindërit e Matilda Petritit, që e akuzuan mjekun Hoxhallari si shkaktar të vdekjes së vajzës së tyre, dy mjekët që kanë marrë pjesë në operacion si dhe disa ekspertë të institutit të Mjekësisë- Ligjore, që kanë analizuar shkaqet e vdekjes së 17-vjeçares Petriti. Mësohet se procesin gjyqësor në ngarkim të mjekut Hoxhallari do e drejtojë gjyqtari Artan Broci.
Historia
Historia e 17-vjeçares Matilda Petriti fillon më 6 prill 2008, pas një operacioni në bajame të kryer nga mjeku Xhevahir Hoxhallari në klinikën e tij private në Pogradec. Për shkak të komplikacioneve të krijuara, më 27 prill Petriti u soll në QSUT ku mbylli sytë përjetë. Familjarët akuzuan mjekun si shkaktar të vdekjes së vajzës. Pas denoncimeve të të afërmve të viktimës, Prokuroria nisi hetimet ndaj mjekut. Autopsia vërtetoi se 17-vjeçarja korçare humbi jetën si pasojë e hemorragjisë së madhe të krijuar pas ndërhyrjeve kirurgjikale, gjatë të cilave mjeku kishte gabuar rëndë. Kështu pas një sërë veprimesh hetimore organi i akuzës kryeqytetase ka vendosur ta dërgojë në gjykatë dosjen penale ndaj Xhevahir Hoxhallarit. Ai do të përgjigjet para togave të zeza për veprën penale të “mjekimit të pakujdesshëm”.
Heqja e të drejtës
Më 22 korrik të vitit të kaluar Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës mori vendimin për t’i hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit mjekut Xhevair Hoxhallri, por vetëm për pjesën që ka lidhje me operacionet. Sipas vendimit të gjykatës, Hoxhallari nuk ka të drejtë të operojë asnjë pacient në klinikën e tij private po ashtu edhe në spitalin shtetëror. Një vendim i tillë u pa i udhës të merrej pas kërkesës që bëri organi i Prokurorisë disa ditë më parë. Vendimi u mor nga gjyqtari Bujar Krasniqi, i cili arriti në përfundimin se mjeku Xhevair Hoxhallari pas skandalit që shkaktoi me vdekjen e 17–vjeçares Matilda Petriti nuk duhet të hyjë në sallën e operacionit. Nuk dihet më saktësi se sa kohë do të qëndrojë në fuqi ky vendim gjykate, por pritet që ai të zbutet ose do të forcohet më shumë, fill pas dhënies së verdiktit përfundimtar të trupit gjykues në çështjen gjyqësore që ka filluar tashmë për Xhevahir Hoxhallarin.
Dëshmia përpara hetuesve të Prokurorisë së Tiranës
Xhevahir Hoxhallari: Do bëja të njëjtin operacion po të kisha tjetër mundësi
TIRANE- Përkundër dërgimit të çështjes penale në gjykatë si dhe marrjes së tij si i pandehur, ka qenë mjeku pogradecar Xhevahir Hoxhallari, i cili është shprehur se gjatë operacionit nuk kishte kryer asnjë shkelje dhe se në qoftë se do i jepej mundësia të kryente një operacion të ngjashëm me atë të Matilda Petritit, ai do e bënte ashtu si herën e parë. Në deklarimet e tij që ka dhënë në shërbim të procesit hetimor mjeku Hoxhallari ka treguar me imtësi të gjitha detajet e operacionit, duke filluar nga vizita paraprake që ai i kishte kryer 17-vjeçares Petriti e deri tek operacioni i fundit i datës 27 prill, ku adoleshentja e soll me urgjencë në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, institucion në të cilin ajo më pas vdiq. Hoxhallari thekson se përpara operacionit Matilda Petriti ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe nuk shfaqte asnjë komplikacion. Madje ai ka pretenduar para hetuesve se hemorragjia e pacientes së tij i ka filluar 4 ditë pas operacionit, çka tregon sipas tij se mjekimi ka qenë tepër i saktë, dhe se po të ishte prerë ndonjë venë konkretë atëherë gjaku do të shpërthente që në momentin e operacionit. Pas këtij operacioni, pacientja është normalizuar dhe komplikacionet e tjera i kanë filluar 25 ditë pas operacionit. Përsëri ajo i është nënshtruar një operacioni tjetër dhe pas komplikacioneve të shpeshta është transportuar me urgjencë, ku pas një operacioni tjetër Matilda Petriti humbi jetën.