Të palicencuarit, biznesi i vogël në grevë
04/09/2009 Korçë, të hënën ndërpritet puna në dyqane: Më shumë se 3.000 biznese nuk janë të licencuar
Tregtarët shprehen se të jashtëligjshmit favorizohen nga zyrtarë vendorë, drejt falimentimit
KORÇE- Kryesia e shoqatës së biznesit të vogël në qytetin e Korçës paralajmëroi se ditën e hënë do të ndërpritet puna në të gjitha dyqanet dhe nga të gjithë tregtarët e vegjël, duke filluar nga ora 12.00 deri në orën 15.00. Shkak për ndërprerjen e punës është bërë informaliteti i madh që po lulëzon në qytetin e Korçës, ku një numër i madh biznesesh të palicencuara po i marrin frymën biznesit të licencuar. Këta të fundit, të gjendur në këto kushte, çdo ditë e më shumë po ndjejnë frikën e falimentimit. Ndërkaq nga Kryesia e shoqatës së biznesit të vogël, mësohet se me drejtuesit e Bashkisë së Korçës kanë pasur një sërë tryezash të rrumbullakëta, ku janë trajtuar problemet me të cilat po përballej biznesi i vogël, por nga ana e bashkisë deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë hap në përmirësimin e situatës apo dhe në zgjidhjen e problemeve të prezantuara prej tyre. “Ka qenë kjo shurdhëri, pohojnë drejtuesit e shoqatës së biznesit të vogël që i detyroi biznesmenët e vegjël të dalin në një greve treorëshe, me qëllim që të detyrojnë pushtetin vendor të jetë më i përgjegjshëm dhe të zbatojë ligjin njëlloj për të gjithë.
Favorizohen të paligjshmit
Sipas drejtuesve të shoqatës së biznesit të vogël, “kjo situatë nuk është krijuar tani, as kohët e fundit, pasi ka dy vjet që favorizohet biznesi i paligjshëm”. Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se, “aktualisht në qytetin e Korçës numërohen 2400 biznese të vogla, kur duhet të ishin të licencuara më shumë se 6.000 biznese”. Panorama e mësipërme tregon se numri i bizneseve të licencuara është më i vogël nga numri i bizneseve që nuk kanë licencë dhe që nuk paguajnë taksa, çka do të thotë se me kalimin e kohës falimentimi i biznesit të licencuar do të jetë i sigurt. Numri i madh i aktiviteteve të paligjshme mbetet i papërballueshëm nga tregtarët e vegjël që paguajnë taksa. Që të gjitha këto shpjegohen nga vetë tregtarët. Për drejtuesit e shoqatës, “më shumë se 3000 biznese favorizohen nga drejtuesit e pushtetit lokal. Gjithë bizneset e favorizuara janë shokë e miq të drejtuese të drejtuesve të institucioneve”. Për këtë arsye kryetari i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto, i bëri thirrje edhe njëherë drejtuesve të bashkisë të regjistrojë subjektet e palicencuara, duke i shpallur luftë të hapur informalitetit.
Bashkia asnjë reagim
Tregtarëve të licencuar nuk u sigurohen as kushtet
Ndërsa kryesia e shoqatës së biznesit të vogël deklaroi fillimin e grevës, në të njëjtën kohë kjo kryesi u shpreh mjaft e indinjuar për sa i përket mënyrës së si janë sjellë titullarët e bashkisë me tregtarët e vegjël. “Ne nuk jemi vetëm për të paguar taksat u shprehën anëtarët e kryesisë, pasi që prej dy vjetësh nga ana e bashkisë nuk është ndërmarrë asnjë hap për përmirësimin e kushteve tona”. Ashtu siç dihet, në tregun e fruta perimeve nuk ka as banja publike, por as kushte për tregtimin e mallit të tyre. Tregtarët e vegjël duhet të tregtojnë mes shiut dhe baltës, duke rrezikuar kështu edhe mallrat e tyre. Pas lajmërimit të bërë nga shoqata e biznesit të vogël pritet që ditën e hënë t’i bashkohen kësaj shoqate edhe gjithë tregtarët e tjerë që nuk janë anëtarë të saj. Gjithsesi pyetja që lind ka të bëjë me faktin kush e mban përgjegjësinë për 3000 subjekte të palicencuara, të cilët u janë shmangur detyrimeve financiare, por edhe për 2.400 subjekte që rrezikojnë të falimentojnë. Po me kaq interes pritet të shihet nëse Bashkia e Korçës do të ndërmarrë hapat e nevojshëm apo do të bëjë shurdh-memecin. Gjithsesi, tashmë kryesia e kësaj shoqate ka paralajmëruar gjithashtu se nuk do të tërhiqet nga vendimi që ka marrë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemeve të tyre.