E Diel, 1 Nëntor 2026

Në grevë s’janë ish-të përndjekurit, por tutorët dhe përdhunuesit

22-10-2012 / Gazeta 55

Flet deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri: Majko me gjykatat e 97-s dëmshpërbleu xhelatët e diktaturës hoxhiste


“Kjo nuk është një grevë e ish të përndjekurve politik, por e tutorëve të prostitutave, e bixhozxhinjve dhe përdhunuesve”. Kështu u shpreh dje deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri duke iu referuar grevës së disa ish të dënuarve të regjimit. Për ligjvënësit demokrat, ish të përndjekurit politikë të regjimit komunist, janë në vërtetë shtresa më fisnike dhe më e vuajtur e shoqërisë. “Refuzoj ta quaj një grevë të ish të përndjekurve politikë, refuzoj të marrin faktin që tutorë prostitutash, përdhunues, falsifikatorë, bixhozxhinj apo të tjerë persona me të tillë precedentë në kohën e demokracisë dhe jo në kohën e komunizmit, të përfaqësojnë të përndjekurit politikë që është shtresa më fisnike e shqiptarëve, shtresën më të viktimizuar në gjysmën e shekullit të XX-të”, deklaroi deputeti Strazimiri. Anëtari demokrat i ligjeve, theksoi se, “këta njerëz nuk përfaqësojnë moralin dhe integritetin e ish të përndjekurve politike, pasi janë njerëz që i ndezin në flakë shokët e tyre”. “Është shumë e rëndësishme që një njeri që merr përsipër të përfaqësojë diçka, një kauzë shumë të madhe, sigurisht duhet ta shohë veten nëse është brenda principeve morale të asaj kauze. Një njëri që moralin dhe principin e shkelin çdo ditë, duke tentuar të përfitojë në mënyrë të paligjshme apo në mënyrë kriminale si në rastin konkret, është shumë e vështirë të besohet se këta njerëz mund të përfaqësojnë një kauzë. Definitivisht nuk mund të përfaqësojnë ish të përndjekurit politik”, theksoi Strazimiri. Sipas tij, 30 ditë pa bukë këto “grevistë” nuk janë të kthjellët me çfarë deklarojnë, e filluam me deklarata politike dhe dalin në kërkesa për të hyrë në ambasada. “Grevistët në 30 ditë  pa bukë kanë pasur kohë për të dhënë deklarata, duke e nisur me deklarata politike dhe kanë deklaruar se kë kanë kryeministër, dhe pastaj kanë dhënë se s’kemi gjë me qeverinë, por kemi kërkesat tona. kjo është kronikë e 30 ditëve. janë grevistë që nuk përfaqësojnë dinjitetin e ish të përndjekurve politikë. Në lidhje me këstet, ai theksoi se këstet kësaj shtrese janë dhënë dhe do të jepen sipas ligjit të 2007, megjithëse, me një vonesë tetë vjeçare, që zyrtarisht fillon me ditën që kanë ardhur bë pushtet socialistët. Nga 1992 deri në 1997, Sali Berisha i ka marrë të gjithë këstet në mënyra të ndryshme.  Qeverisja e PS-së nuk i njoh si shtresë. Qeveria Berisha i ka dhënë këstet sipas ligjit, edhe në 2012 ka lëruar fonde. Dëmshpërblimi është e trashëgueshme, nga babait tek nipi dhe “jemi i vetmi vend që e kemi këtë sepse kur të hynte babai në burg vuante dhe iu mbyllshin dyert e jetës bashkëshortes dhe fëmijës. Ministrat dhe nëpunësit e lartë kanë sqaruar me statistika çfarë është bërë për këtë shtresë. Nga ana tjetër, hierarkët e komunistë shqiptarë, anëtarë Byroje politike dhe shefa Sigurimi, pas ‘90 u arrestuan dhe janë dënuar. Kjo nuk ndodhi në disa vende lindore si Bullgaria apo Rumania. Procesi nisi me themel ndaj tyre, por u ndal në ‘97. PD-ja nuk harron për asnjë moment ish të përndjekurit, por kjo grevë është e motivuar politike, që vetë mëtonjësit politik të grevës dalin në mbrojtje të tyre”, tha ai. Në lidhje me kërkesat e ndërkombëtarëve për dialog, anëtari demokrat i Komisionit të Ligjeve Strazimiri nënvizoi “se kjo është një pyetje që i kamë bërë vetes dhe e kam dhënë në interpelancë. A do të ishte e njerëzishme t’ju jepej dora, unë kam përshtypjen që jo... Jo këtyre individëve! Është të damkosësh shtresën e ish të përndjekurve politikë. Por nuk mund të japësh dorën disa kriminelëve ordinerë që nuk përfaqësojnë grevën. Përfshirja e faktorëve të përfaqësive të huaja në Tiranë vjen, sipas deputetit demokrat, si pasojë mosnjohjes. Është mosnjohja e situatës që bën që të përfshihen në mënyrë aksidentale në sojin e kësaj greve. Situata e ish të përndjekurve s’duhet të përdoret politikisht. Më lejoni t’ju them që në ditët e para të grevës këta njerëz thanë që janë frymëzuar nga nisma Vepro Tani. Ata kanë dhënë se janë motivuar nga nisma ‘Act now’ e ambasadorit Arvizu, dhe është një thirrje që e kam vlerësuar shumë që të bën të zgjohesh, si ndërgjegjësim dhe duhet të kemi detyrime si qeveri. Por keqpërdorimi  nga ana e grevistëve tutorë është i turpshëm”, vijoi ai. Deputeti Strazimiri theksoi se nuk mund të ketë dialog me tutorë, dhe “është damkosje e shtresës së ish të përndjekurve politikë dhënia e dorës këtyre njerëzve. Shokët e bashkëvuajtësit e Havzi Nelës nuk munden dot për para t’i japin dorën të birit të Kristaq Ramës për varjen në mes të Kukësit. Është gjëja më e papranueshme të njohim këtë njerëz si përfaqësues të ish të përndjekurve”, tha Strazimiri. Në lidhje me replikën me socialistin Pandeli Majko, deputeti Genti Strazimiri theksoi se ai ka qenë Kryeministër në kohën kur janë dëmshpërblyer ish-persekutorët e atyre grevistëve dhe ish të përndjekurve politikë. “Të gjithë hierarkët e lartë të komunizmit janë dëmshpërblyer nga gjykatat e 97-ës, ku me gjak e morët dhe me gjak do ta lëshojmë. Kanë qenë rreth 84 mijë të persona që kanë marrë nga e njëjta gjykatë dëmshpërblim, por nuk e kanë marrë, ndërsa ish hierarkët i kanë marrë direkt me para në dorë, duke bërë një korsi preferenciale për ta dhe jo për të tjerët. Janë 16 hierarkë që kanë marrë para në dorë”, theksoi ai. Në përfundim deputeti i PD deklaroi se PS-ja duhet të kërkojë falje për krimet e partisë së Punës si trashëgimtare saj. “Partia socialiste e ardhur nga Partia e Punës nuk ka kërkuar falje për viktimat e regjimit komunist, dhe ata sot kanë zërin e popullit si organ zyrtar, që i dekonspiron përditë. Shoqëria shqiptare është tronditur dhe i ka izoluar atje në një çadër, dhe nuk ka një ish të përndjekur që kërkon gjak, ndërsa këto po”, përfundoi deputeti i PD-së, Genti Strazimiri.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›