Qeveria e PD dëmshpërbleu ish të përndjekurit, PS xhelatët e diktaturës
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi deklaratë për shtyp/“Vetëm anëtarët e grevës të paguar nga Rama dhe të menaxhuar nga trafikanti Tufa dhe gjobëvënësi Patrioti dhe terroristi Shqevi për llogari të Edi Ramës dhe neobllokmenëve, kanë marrë së bashku shtëpi banimi, lek dhe lek privatizimi, fabrika, ndërmarrje prodhimi mbi 900 mijë dollarë”
Dje nuk ishin më vetëm Rama dhe aleatët e tij, trafikanti i grave dhe vajzave shqiptare Tufa dhe përdhunuesi e gjobëvënësi Patrioti apo Shqevi me tre emra që në një akt terrorist i vuri zjarrin për qëllime politike shokut të vetë me çrregullime të thella mendore, ata që mashtronin opinionin se grevistëve të tyre nuk iu është dhënë asgjë nga qeveria.
Dje korit të tyre iu bashkëngjit edhe ish-kryeministri Pandeli Majko, njeriu që në emër të Partisë Socialiste do të shpërblente me qindra milionë lek xhelatët e gjenocidit komunist Ramiz Alinë, Nexhmie Hoxhën, Aranit Çelën, Rrapi Minon, Simon Stefanin e shumë të tjerë dhe do të bllokonte plotësisht me urrejtje klasore dëmshpërblimin e viktimave të tyre.
Me këtë rast informojmë shqiptarët se për Partinë Demokratike procesi i dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë mbi bazën e një seri ligjesh dhe vendimesh të miratuara me ardhjen e saj në pushtet e deri sot, ka qenë përparësi madhore.
Me ligjet dhe vendimet e miratuara nga viti ’92 e në vazhdim gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike:
1- Janë vendosur tarifat prej 18.6 dollarë për ditë të vuajtjes së dënimit, tarifa më e lartë se në çdo vend tjetër ish-komunist; sipas ligjit dëmshpërblimi duhet të përfundojë brenda vitit 2017.
2- Janë vendosur pensione shtetërore në çdo rast në shumën e pensionit mesatar shtetëror e sipër duke llogaritur për efekt pensioni 1 vit burg të barabartë me dy vite pune shumë të rënda ( jo në bujqesi pasi dihet se puna në bujqësi shperblehej shumë më pak). Shtojmë se pensionet nuk llogariten në shumën e dëmshpërblimit sipas tarifës 18.6 dollarë ditën e burgut.
3- Janë vendosur pensione familjare për të gjithë personat në moshë nën 25 vjeç ose mbi 60 vjeç që kanë qenë në ngarkim të personave të pushkatuar ose që kanë vdekur në burgje dhe janë paguar detyrimet nga data e pushkatimit apo vdekjes në burg të kryefamiljarit e në vazhdim.
4- Janë lidhur pensione invaliditeti për të gjithë personat e burgosur për qëllime politike në spitale psiqiatrike dhe të gjitha këto kanë qenë dhe janë plotësisht të merituara për martirët e gjallë të lirisë.
Në zbatim të këtyre ligjeve nga qeveritë e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj nga viti 1992 e në vazhdim:
5- Janë lidhur 21 mijë e 400 pensione individuale, familjare dhe invaliditeti për martirët e gjallë të lirisë.
6- Janë dhënë 103 milion dollarë dëmshpërblim dhe të gjithë kanë marrë këstin e parë dhe vazhdon dhënia e këstit të dytë.
7- Janë dhënë si dëmshpërblim 2 mijë e 200 apartamente banimi për strehimin e tyre.
8- U janë shitur me lek privatizimi, me çmime simbolike martirëve të lirisë 2 mijë e 751 linja prodhimi, fabrika, ndërmarrje apo objekte industriale.
9- Për fëmijët e kësaj shtrese sipas listave të shoqatave të të përndjekurve politikë janë akorduar bazuar vetëm në kriterin e përkatësisë së kësaj shtrese, 22 mijë të drejta studimi, bursa ose tarifa të paguara në universitetet e vendit.
Vetëm anëtarët e grevës të paguar nga Rama dhe të menaxhuar nga trafikanti Tufa dhe gjobëvënësi Patrioti dhe terroristi Shqevi për llogari të Edi Ramës dhe neobllokmenëve, kanë marrë së bashku shtëpi banimi, lek dhe lek privatizimi, fabrika, ndërmarrje prodhimi mbi 900 mijë dollarë. Partia Demokratike garanton martirët e gjallë të lirisë se ajo në pushtet përfundimin në afatet ligjore të dëmshpërblimit të tyre, e konsideron detyrimin më madhor të saj dhe të shoqërisë shqiptare.