Në hetim tre ekspertët që vlerësuan dëmet në Gërdec
Policia dërgon për ndjekje penale në Prokurori ekspertët që vlerësuan dëmet e shkaktuara nga tragjedia e Gërdecit, në një vlerë mbi 1.5 miliardë lekë.
Trazhgim Sokolaj
Sektori i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, dorëzoi dosjen penale në Prokurori duke kërkuar ndjekje penale për autorët e abuzimit me vlerësimin e faturës financiare të dëmeve në Gërdec. Tre anëtarë të komisionit të vlerësimit dhe një person i katërt, po hetohen nga Prokuroria për këtë skandal. Një raport i Prokurorisë vlerëson se, dëmi i shkaktuar në njerëz dhe në pasuri kap shumën 2.039.216.418 lekë. Prej më shumë se një muaji, agjentët dhe inspektorët e Antikrimit Ekonomik të Policisë së Tiranës, po hetonin ankesat e shumta të biznesmenëve dhe banorëve të zonës për mënyrën e vlerësimit të dëmeve. Pas hetimeve të zhvilluara për më tepër se 30 ditë, policia pretendon se ka gjetur elementë të veprës penale në veprimet e komisionit të vlerësimit në Gërdec, të cilat duhet të shqyrtohen nga Prokuroria. Sipas burimeve nga organi i akuzës, mësohet se tre anëtarë të komisionit të vlerësimit të dëmeve në Gërdec, tashmë janë persona në hetim. Gjatë punës së tyre në zonën ku ndodhi tragjedia e 15 marsit, ata dyshohet se kanë përpiluar në mënyrë të parregullt dokumente vlerësimi duke rritur fiktivisht vlerën financiare të dëmeve të shkaktuara. Prokuroria megjithatë kishte filluar hetimet për abuzimet gjatë vlerësimit të dëmeve në Gërdec, pas një denoncimi të bërë nga Bashkia e Vorës e cila ka në juridiksion administrativ, zonën ku ndodhi shpërthimi apokaliptik mesditën e 15 marsit 2008. Edhe për kallëzimin e Bashkisë Vorë ishin bërë shkak ankesat e shumta që banorët dhe bizneset e zonës kishin bërë për grupet e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i punishtes së çmontimit të municioneve e cila ishte ngritur nga Mihal Delijorgji, në një ish-repart ushtarak në Gërdec. Në këtë mënyrë, dosja penale e cila është përcjellë dje nga policia në Prokurori, pritet që në organin e akuzës të bashkohet me dosjen e hapur pas denoncimit të Bashkisë së Vorës. Sipas burimeve nga Prokuroria, të dy denoncimet flasin për të njëjtin fakt ndërsa duket se edhe personat e akuzuar në të dy rastet, janë të njëjtët: anëtarët e komisionit të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tragjedia e Gërdecit.
Fryrja e faturës
Sipas hetimeve të para të policisë dhe të Prokurorisë, tre anëtarë të komisionit që bënë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara prej tragjedisë së Gërdecit, dyshohet se kanë manipuluar faturën financiare. Për të paktën 15 raste biznesesh në zonë, janë vërejtur fatura të fryra të dëmit financiar që është evidentuar nga ekspertët që po hetohen për abuzimin. Ata dyshohet se kanë rritur fiktivisht vlerën e dëmit të shkaktuar për këto biznese, duke u bërë kështu rrezik për t’i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar në momentin e dëmshpërblimit të bizneseve të dëmtuara prej tragjedisë. Dosja penale për abuzimet me vlerësimin e dëmeve në Gërdec, mësohet se është regjistruar në hetim pranë sektorit të Task-Forcës Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës. Prokurorët dhe oficerët e kësaj njësie kanë marrë dje nga policia edhe një raport të hartuar nga ekspertët kriminalistë dhe ata kontabël, për faturën financiare të dëmeve në Gërdec. Krahasimi i shifrave në të cilat arritën ekspertët e policisë me ato që janë shënuar nga ekspertët e grupeve të vlerësimit, pritet të hedhë dritë mbi abuzimin e dyshuar deri në miliona euro. Abuzimi me fryrjen e faturave të dëmit të shkaktuar, në rastin e rreth 15 bizneseve në zonë dyshohet se është kryer nga ekspertët edhe në rastin e vlerësimit të dëmeve për banesat dhe objektet e tjera në zonën e prekur nga shpërthimet e 15 marsit të këtij viti. Biznesmenë dhe banorë të Gërdecit janë shprehur se, grupet e vlerësimit kanë kryer verifikime sipërfaqësore dhe përcaktime abuzime në shifrat e dëmit që janë shkaktuar.
Ina Rama: Dosja e rregullt, po presim vendimin e Kuvendit për Fatmir Mediun
TIRANE – Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, tha dje se është në pritje të vendimit të Kuvendit për imunitetin e Fatmir Mediut, për të vazhduar procedurat lidhur me hetimin e tragjedisë së Gërdecit. Drejtuesja e organit të akuzës e bëri këtë deklaratë dje pas prezantimit të projektit evropian “EURALIUS II”. Kryeprokurorja Rama i është përgjigjur edhe pretendimeve të deputetëve, të cilët pak ditë më parë kritikuan kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Mediut, si jo serioze.
“Presim reagimin dhe qëndrimin e Kuvendit ndaj materialeve që kemi dërguar. Ne kemi dorëzuar në Kuvend të gjitha materialet që na janë kërkuar”, është shprehur Ina Rama. Ajo ka theksuar se, kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes Mediu, është hartuar dhe formuluar sipas procedurave ligjore. Sipas kryeprokurores, kërkesa dhe dosja shtesë me dokumentet në mbështetje të kërkesës, janë hartuar sipas ligjit dhe nuk kanë asnjë mangësi juridike. Ndërkaq, burime të Prokurorisë së Përgjithshme, të pyetura dje nga “Panorama” kanë reaguar edhe për kritikat që kanë bërë deputetët e Kuvendit kur thanë se dokumentet në mbështetje të kërkesës për heqjen e imunitetit, janë fotokopje. “Dokumentet shtesë që i janë dërguar Kuvendit janë fotokopje, por të njësuara sipas ligjit me shkresat origjinale. Natyrisht që dokumentet që u dërguan në Kuvend janë fotokopje, kjo është e qartë ashtu sikurse fakti se shkresat dhe dokumentet origjinale, sipas ligjit duhet të mbahen në dosje dhe të dalin prej saj vetëm kur dorëzohen në gjykatën që do të marrë çështjen në shqyrtim”, janë shprehur burimet nga Prokuroria. Sipas tyre, është detyrë e prokurorëve që të kujdesen për dokumentet origjinale që kanë efektin e provës në mënyrë që ato të mos dëmtohen apo të mos zhduken deri në zgjidhjen ligjore të çështjes. tr.so