Gabelët
Një çift gabelësh po udhëtonin nëpër fshatra ku herë lypnin e herë bënin ndonjë tregti me leverdi. Papritur, një nga fëmijët e tyre shkëputet dhe bie në një lumë të zi sterë ku derdheshin prej vitesh ujërat e zeza të krejt zonës. Babai gabel i thotë të shoqes:
-Grua, a do ta nxjerrësh vetë djalin nga lumi apo ta lëmë të mbytet dhe bëjmë një tjetër?
11 eurot
Një falsifikator nga Gjirokastra kapet në Itali pasi kishte tentuar të këmbente një kartmonedhë false. Pasi e çojnë në kuesturë komisari që e pyet:
-Po mirë që e kishe bërë monedhën false, po pse e bëre 11 euro kur kjo prerje nuk ekziston fare?!...
-Po ja, i thotë gjirokastriti, 3 euro më bëri letra, 2 euro prerja, 2 euro ngjyrat, 3 euro elementet e sigurisë, e thashë me vete: Po 1 euro nuk do ta fitoj unë?...
17 Maj 2008