Kineastët përkujtojnë filmat e Gëzim Erebarës në 80 vjetorin e lindjes së tij
Paraditen e së hënës të ardhshme, (19 maj ’08) në sallën
AQSHF në bashkëpunim me QKK, do të organizojë në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, një aktivitet përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të lindjes së kineastit shqiptar Gëzim Erebara. Sipas programit, në aktivitet do të bëhet prezantimi i katalogut të krijimtarisë së kineastit Erebara (botim i AQSHF) dhe do të shfaqet një montazh me pjesë nga filmat më të mirë të regjisorit. Gjithashtu, miqtë dhe ish-kolegët do të bisedojnë mes tyre dhe do të tregojnë kujtimet. “Artisti i Merituar”, Gëzim Erebara lindi në Dibër më 19 Maj 1928. Ai filloi studimet e larta në Institutin e Kinematografisë “FAMU” në Pragë, Çeki, studime të cilat nuk i përfundoi. Punoi në Teatrin amator e në Teatrin e Ushtrisë Popullore dhe më 1957-n u trasferua në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku fillimisht punoi si as/regjisor. Karrierën me filmin artistik e filloi më 1967-n, me filmin “Ngadhnjim mbi vdekjen”, bashkautor me Piro Milkanin. Filmi i tij i parë i pavarur është “Guximtarët” 1970. Ka dhënë një ndihmesë të dukshme në përgatitjen e kuadrit të kinematografisë si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Më ‘87 merr titullin “Artist i Merituar” dhe në 2007-n ndahet nga jeta.
17 Maj 2008