E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në janar 2009, grumbullime me lojtarët që luajnë jashtë

Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë disa grumbullime stërvitore për lojtarët shqiptarë, të cilët luajnë jashtë vendit.  Lajmi është publikuar në faqen zyrtarë të qeverisë së futbollit. Ekipet janë ndarë sipas moshave dhe datëlindjeve.

Kështu lojtarët e datëlindjeve 1991-1992 do të kryejnë stërvitje në datat 3-4 janar (nga ora 10:30) në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamzë.

Futbollistët e rinj të datëlindjeve 1998, 1998 e 1990  do të zhvillojnë stërvitje në datat 5-6 janar, dhe po 7-8 janar do të testohen edhe lojtarët e datëlindjeve 1993 dhe 1994 po në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamzë.

E Marte, 23 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›