Fabregas, katër muaj jashtë fushave

Kapiteni i Arsenalit, Sesk Fabregas do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre ose katër muaj pas këputjes së ligamentit të gjurit të djathtë. Mesfushori 21-vjeçar spanjoll nuk luajti në pjesën e dytë në barazimin 1-1 të Arsenalit me Liverpulin. Fabregas pritet të mungojë edhe në ndeshjet e një të tetave në Ligën e Kampioneve kundër Romës, që do të luhen më 24 shkurt dhe 11 mars 2009. “Ky nuk është një lajm i mirë për ne”,- tha trajneri i Arsenalit, Arsen Venger. Arsenali renditet në vendin e pestë në Premier Ligën angleze.
E Marte, 23 Dhjetor 2008