Fushë Krujë, përgjumet shoferi, autoboti me naftë përmbyset në rrugë
FUSHË KRUJË - Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në afërsi të urës së Gjolës në Fushë Krujë.
Një autobot me naftë ka humbur kontrollin dhe më pas ëshë përmbysur në rrugë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Mësohet se shoferi është shtetasi Spiro Kumaraku 64 vjeç, nga Ura Vajgurore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëseve për nxjerrjen e trupit të viktimës, i cili ishte bllokuar brenda mjetit. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të përgjumjes së drejtuesit të mjetit.
Aksidenti ka ndodhur pikërisht sipër Urës së Gjolës, ku autoboti është shpërbërë, cisterna ka bllokuar rrugën kryesore ndërsa kabina e mjetit ka dalë jashtë rrugës.
Përmbysja e autobotit ka bllokuar trafikun e mjeteve përgjatë rrugës kryesore Fushë krujë –Vorë, ndërkohë që mësohet se mjetet po kalojnë nga një rrugë dytësore.
(ar.si/BalkanWeb)