E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kafene



Shkon një burrë në kafene dhe ulet në një tavolinë. Kamarrieri e shikon dhe afrohet pa humbur kohë për të marrë porosinë;
-Çfarë do tëe merrni zotëri?
Ai pergjigjet:
-Një kafe dhe një teke ponç.
Pasi mbaron së piri kafen dhe ponçin, burri i thërret kamarrierit, dhe kur ai afrohet, ia hedh lekët përtokë.
Kamarrieri i nevrikosur, ulet dhe i merr paratë pa bërë zë.
Të nesërmen, burri shkon dhe bën të njëjtën porosi, e kur vjen momenti për t’u larguan nga kafeneja, sërish përsëritet po e njëjta skenë. Ai i hedh lekët poshtë dhe kamarrieri i shkretë ulet pabërë zë që t’i mbledhë. Ditën e tretë, burri vjen në lokal dhe merr sërish një kafe e një teke ponç. Kur vjen momenti që do të largohej, ai nxjerr nga xhepi një kartmonedhë për të paguar dhe ia jep kamarrierit. Kamarrieri i mban porosinë, ndërsa reston, në vend që t’ia japë burrit në dorë e hedh përtokë duke nënqeshur nga vetkënaqësia që më në fund po merrte hakun.
-Djalosh, me kusurin më sill një kafe dhe një teke tjetër ponç.

26 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›