Dëshira për t’iu drejtuar boshllëkut
Ja pse kthehemi te ti, zanafillori, madje edhe nëse kësaj kohe, siç dyshoj, ti e ke braktisur leximin. Në zanatin tonë, dëshira për t’iu drejtuar boshllëkut vjen bashkë me atë të territorit. Prandaj ti nuk më habit me papraninë tënde, njëlloj sikundë
Josif BRODSKIJ
Letrat e gjata janë gjithkund mallkim, përfshi edhe jetën e përtejvarrit. Te ky çast, mendoj se ti e ke lënë leximin, mjaft të bezdisshëm, Flakus... Unë do të vazhdoj sepse, sikundër thashë, me cilin tjetër mund të flitet këtu? Madje, duke lejuar që fantazia e Pitagorës mbi rimishërimet e virtyteve të shpirtrave është çdo mijëvjeçar e saktë dhe ti që ke pasur si minimum dy mundësi, tani që nga vdekja e Odenit dhe në të dalë të mijëvjeçarit, të cilit i kanë mbetur veçse katër vjet, kjo kuotë me sa duket është shlyer. Ja pse kthehemi te ti, zanafillori, madje edhe nëse kësaj kohe, siç dyshoj, ti e ke braktisur leximin. Në zanatin tonë, dëshira për t’iu drejtuar boshllëkut vjen bashkë me atë të territorit. Prandaj ti nuk më habit me papraninë tënde, njëlloj sikundër unë nuk të habis ty me këmbënguljen time...Vetëm ngase ekziston fjala gjumë, nuk do të thotë se realiteti ka alternativë. Në rastin më të mirë, gjumi është metamorfoza momentale: shumë më pak e qëndrueshme, sesa metamorfoza e rimës.
Ja pse nuk kam rimuar këtu – dhe jo për shkak të aftësisë sate për të vlerësuar këtë arritje. Bota më e vonë, mendoj unë, është mbretëria gjithëgjuhësore. Dhe nëse unë përgjithësisht renda drejt letrës, këtë e kam bërë që interpretimi i ëndrrës, në vecanti i ëndrrës erotike, për ta thënë copë, është lexim. Në një cilësi të tillë, ajo është thellësisht antimetaforike, sepse kjo është një thurje stofi: fije pas fije, radhë pas radhe. Dhe natyra e saj që përsëritet, do ta nxjerrë në pah atë tekefundit: ajo lyp shenjën e barabitjes ndërmjet leximit dhe vetë ndërmarrjes erotike, e cila është erotike ngase është e përsëritshme. Kthim fletësh – ja ç’është kjo dhe ja se me çfarë duhet të merresh në këtë çast, o Flakus. Kjo është mënyra e vetme për të të grishur ty, apo jo? Sepse përsëritja, ke parë ti, është tipari i shkallës më të parë të realitetit.
* * *
Ndonjëherë, kur unë të ndodhem në viset e tua të nëndheshme, thelbi im në trajtë gazi do ta pyesë thelbin tënd në trajtë gazi nëse e ka lexuar vallë këtë letër.
Dhe nëse thelbi yt në trajtë gazi përgjigjet “jo”, atëherë thelbi im nuk do të fyhet. Përkundrazi, ai do t’i gëzohet kësaj dëshmie të vazhdimit të realitetit në mbretërinë e hijeve. Para së gjithash, ti kurrë s’më ke lexuar mua. Në këtë pikë, do t’u ngjash shumë prej të këtushmëve, që nuk kanë lexuar asnjërin prej nesh.
Duke u shprehur më butë, ky është një prej realiteteve përbërëse. Kështu që mund të biem për bukuri në ujdi.
Përsa i përket gjuhës, kjo mbretëri, sikundër kam thënë, sipas të gjitha gjasave është gjithë ose mbigjuhësore.
Duke pasur parasysh që ti sapo je kthyer nga bujtja tek Odeni, sipas Pitagorës, ti ndoshta ende nuk ke bjerrur anglishten. Prandaj ka gjasa që të të njoh. Anipse, sigurisht, ai është poet shumë më i madh se ti. Po, sepse ti gjakove të marrësh fizionominë e tij, kur ishe për të fundit herë këtu, në realitet.
Në rastin më të keq, ne mund të komunikojmë me ndihmën e metrave. Unë mund të trokas lehtë strofën e parë asklepiadike me gjithë daktilët e saj. Të dytën gjithashtu, pa zënë ngoje strofën safike. Kjo mund të dalë me sukses; e di, si te banorët e një stabilimenti.
Në fund të fundit, metrat janë metra, madje edhe në botën e nëndheshme, derisa janë njësi të kohës. Për këtë arsye ata ndoshta janë më mirë të njohur në Elizium, sesa në botën sipër tyre. Ja përse përdorimi i tyre ngjan më shumë me të tillë si ti, sesa me realitetin.
* * *
Dhe natyrisht, do të doja të më njihje me Nason. Sepse unë nuk e njoh atë për fytyrë, derisa ai nuk ka marrë asnjëherë formën e ndonjë tjetri. Them se e kanë penguar për këtë gjë pikërisht distikët eklegjiakë dhe hekzametrat. Në dy mijë vjetët e fundit, atyre u janë kthyer rrallë e më rrallë.
Sërishmi Odeni? Po, edhe ai i ka dhënë hekzametrat si dy trestopikë. Kështu që nuk do të kisha mëtuar të dërdëllisja me Nason. Të vetmen gjë, për të cilën do të të lutesha, është t’i hidhja një sy atij. Madje, edhe midis shpirtrave ai duhet të spikatë. Nuk do të të vë në siklet për pjesën tjetër të dorës suaj. Madje, as për hir të Virgjilit; ai tashmë është kthyer në realitet, do të thoja, në shumë fizionomira. As për hir të Tibulit, Galit, Variusit dhe të tjerëve: shekulli juaj i artë është boll i populluar, por Eliziumi nuk është vend për pikëpjekje sipas interesash, dhe unë do të buj atje jo si turist. Sa i përket Propercit, mendoj se do ta kërkoj vetë. Them se, për ta zbuluar, do të jetë krahasimisht lehtë: ai duhet ta ndiejë veten rehat midis manëve, në ekzistencën e të cilëve kaq shumë pati besuar sa qe gjallë. Jo, ju të dy do të më mjaftoni. Pasioni i ruajtur në botën e nëndheshme është i së njëjtës forcë me vazhdimin e realitetit në mbretërinë e hijeve.
Ma ka qejfi të shpresoj se do të jem i aftë për këtë, së paku në fillim. Ah, mor Flakus! Realiteti është i ngjashëm me Pax Romana, gjakon të zgjerohet. Dhe prandaj ai sheh ëndrra; dhe prandaj ai i mbetet besnik vetvetes kur vdes.
Përktheu Elvana Zaimi
26 Maj 2008