E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta zbavitet me familjen e Klodit



Duket se tashmë ka kaluar faza e trishtimit për mamanë e Klodit të “Big Brother”. Ne ishim të parët që morëm rrëfimin e saj emocionues, sapo i biri deklaroi publikisht se ishte homoseksual.
Për nënën e tij, e cila e dëgjonte për herë të parë këtë fakt, ishte shumë e rëndë dhe vetë ajo na tregoi se si i kishte përjetuar ato momente, mirëpo duket se tashmë ai trishtim është hedhur mbrapa krahëve. I biri ka arritur të prekë finalen kështu që mama Lumja me vajzën e saj dhe disa ish banorë të “Big Brother, po shijojnë darkat në shoqërinë e muzikës. Nuk mungon pranë tyre edhe Olta, e cila i ka qëndruar më pranë nga të gjithë Klodit gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother”. Madje ajo ashtu si familjarët e tij, edhe ajo bën tifo që çmimin e madh ta fitojë pikërisht Klodi. Gjatë darkës mamaja e Klodit, Lumja e cila e njeh shumë mirë jetën e natës pasi ka menaxhuar dikur një pub, ka kërcyer me të rinjtë duke e shijuar në maksimum ambientin e krijuar. Dhe kur dj vendoste muzikën tiranase, Olta ngrihej e para për ta kërcyer si një nga pasionet e saj më të mëdha të shfaqura edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›