E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bertina fillon punë si shefe marketingu



Mesa duket nuk priti deri sa të mbaronte programi “Big Brother”, ashtu siç e kishte planifikuar, por u josh nga njëra prej ofertave që iu paraqitën. Nuk bëhet fjalë për punë në ndonjë ministri ashtu siç u lakua këto kohë, por për një punë që në fakt nuk duket shumë brenda profilit të saj por shumë e përshtatshme për tipin e saj. Bertina pak ditë më parë ka filluar punë tek kompania e sigurimeve “Interalbanian” në detyrën e shefes së marketingut. Edhe pse ka qenë e angazhuar me provat e spektaklit “E diell”, duket se vajza bukuroshe e cila fitoi zemrat e fansave të saj, po kërkonte të anagazhohej me atë që ajo e quante punë të parë. Mbasi shqyrtoi disa variante e pa më të arsyeshme të zgjidhte këtë të kompanisë së sigurimeve. Dhe në fakt ka patur të drejtë pasi kur je një figurë publike, të punosh në marketing jep më shumë rezultate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›