E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim të nënës

Shyhrete Marolli me prejardhje nga Kosova, por që jeton në Gjermani, nëpërmjet një programi të njohur argëtues televiziv kërkon nënën e saj. Ajo u paraqit në shown “Supertalenti 2011”. Qëllimi i vërtetë, pas këndimit, tha se është të gjejë nënën e vet, të cilën kurrë nuk e ka parë. Nga Jeton Musliu më 22 shtator 2011 në ora 08:37

Një grua me prejardhje nga Kosova ka tronditur emocionalisht Gjermaninë. Në një mënyrë shumë të veçantë, ajo është vënë në kërkim të nënës së saj.

Shyhrete Marolli (28), e cila jeton në Gjermani, është e martuar dhe tash vetë nënë e tre fëmijëve, dëshiron ta gjejë gruan që e solli atë në jetë.

Këtë gjë, Shyhretja nuk është duke e bërë nëpërmjet policisë apo institucioneve që merren me raste të tilla. Ajo ka zgjedhur televizionin.

Përveç kësaj, programi në të cilin ajo është shfaqur në kërkim të nënës së saj, nuk ka fare të bëjë me raste sikurse të sajin. Në fakt është tërësisht e kundërta. Ky program argëton shikuesit.

“Das Supertalent 2011”, (Supertalenti 2011) është një nga emisionet më të ndjekura në Gjermani e që transmetohet në kanalin e njohur RTL.

Ky emision, i cili kërkon talente të reja në fusha të ndryshme, ka shtyrë Shyhreten të konkurrojë me shpresë se nëna e saj ndoshta diku do ta shikojë.

Por, jo vetëm kaq. Përshkrimi me pak fjali i jetës së saj fëmijërore ka prekur shumë jo vetëm anëtarët e jurisë së këtij programi që vlerëson talentet, por edhe publikun e gjerë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›