Shqiperia, vendi im
Vend i çuditshem Shqiperia, vendi im. Nje vend ku ekstremet rrine kaq prane me nje natyrshmeri rrengjethse. Shkoj çdo vit e ndoshta dhe dy here ne vit e sa here qe largohem, largohem i merzitur. Por dhe atje shpesh merzitem… efektet kontrastante te kesaj toke.
Ka ndryshuar shume me vitet. Une mbaj mend kun ne hyrje te Rinasit ishte nje diagaç ushtarak me nje 12.7 –tsh ngrehur, ku hamallet hynin pothuaj pertej doganes per te te marre valixhen e ku ndersa po hipje ne avion vinin shpesh njerez te çuditshem e shpesh police qe te kerkonin te shpije nje amanet, diçka te vogel…sa pellemba e nje dore… ne Itali. Sapo pyet ‘kujt’ te pergjigjeshin pa lene shume dyshime ‘ti vetem çoje se te gjen vete ky shoku im’. Sot Rinasi eshte i bukur, me te vertete me pelqeu. E sherbimi ne te i rregullt si siguresa dhe qarkullimi. Ka nje element qe sistemi nuk e ndryshon dot me zor, jane pordhet e njerezve te chek-in it djem po kryesisht vajza te trukuara deri ne mostruozitet qe ndihen te realizuara e me nje fare ndjenje xhelozie qe ti shkon e vjen e ajo eshte aty ulur perendon lehte syte, shih si pavemendje e tonin e zerit mundohet ta kete dallueshmerisht shperfilles.
Jashte nje parking modern si ne te gjith aeroportet qe kam pare. Me bileta e kohe…ne dalje… nje rresht i gjate makinash qe duke mos ditur sesi funksionon ishin drejtuar te iknin pa paguar bileten. 20 minuta te bllokuar. Kete te ben Shqiperia, te ndez entuziazmin per mire e sa zien ta shuan me nje te mete. Kjo e ben te lodhshme Shqiperine per ato qe vijne nga jashte… luhatja e shumte e njenjave ..mirardhje e keqardhje ndersa perballet me zemer te paster me ekstremet shqiptare qe njerezve in loco nuk I bejne pershtypje.
Kesaj here vura re se Shqiperia ishte kthyer ne nje toke njerezish te stresuar. Stress i habitshem e nje demoralizim rrenqethes. Nuk degjova as edhe nje fjale a vizion a mendim pozitiv per te ardhmen e ndenja me shume shume njerez. Njerezit thone se ‘ktu jane bere njerezit ujqer’, ‘jane bere te gjithe pas parase e ska mbetur e mira’ e shpesh folesi identifikon te kqinjte si ‘ata’ e vete nje vezhgues pozitiv i dorezuar rrymes. Te gjithe keshtu thone por habia qendron se te gjithe jane brenda kesaj maratone per lek pa a me nder, pa a me pune nuk ka rendesi. Pra degjova rrefime ujqerish per ujqerit e tjere. Dukej se ky fenomen metamorfoze qenkesha nje obligim per mbijetese. Vlera si besa burreria e verteteta, morali, feja, zoti… jane te gjitha nje ‘eeee!’ e zgjatur ku me shume se mungesa e tyre dallohet qarte sikleti i brenshem per mospjesmarrjen ne keto grupe vlerash si shoqeri. Sepse problemi me njerezit e vendit tim fillon nga nje kolektivizem negative, I induktuar me objektiva te huaj e jasht back groundit real porn e individ deshira per te mos qene me ujk ne nje bote ujqerish, per te mos qene me turme ne nje bote me turma, per te mos qene me pasiv perballe antivler-izmit te induktuar dallohet.
‘eeee!!! Ktu ka marr fund çdo gje’ Ku ka sot me bo mire e hajer….a ke lek a jo po nuk pate …hec!!!
E thene keshtu me diksionin qe e kam deshmuar shpesh keto dite eshte nje ankim… nje ankim i pashprese. Bota tashme nuk eshte me vendi i mrekullirave, fqinjet eshte e qarte qe duan te na vene kemben ne fyt, politika shqiptare zhytet perhere e me shume ne shkerdhatokraci e i ngjan nje telenovele ala ‘beautiful’ teresisht jashte realitetit te emergjencave te vendit.
U rrit cmimi i bukes. Po mire, te pakten buke ka!
U rrit cmimi i dritave. Cilave drita? Nje vend pa drita e pa uje.
Njerezit bareve kete tashme e anashkalojne me batuta e ndonje shprehje ‘skandal!!!’ por tragjikisht po mesohen. Jeta vazhdon e sforcohet tmerrsisht shume per te mbajtur ritmin. Zhurma makinash e borishte ne nje trafik kaotik ku semafori a vizat e bardha jane vetem dekore anash rruges e nuk kane domethenie per automobilistet, perzihet me klithmat e neo – kengetareve te rinj ku pergjithesisht muzikojne versionet e ndryshme te te njejtit refren :
Ti me do un ste du
Jam per ty je per mu
Nuk me ze gjumi nga dashuria
Italia Italia….
E pothuaj monotone degjon nje zhurme te habitshme pa reshtur…e degjon dhe kur flet ne telefon me dike…nga aparati. Eshte kudo, eshte I gjithpranishmi… gjenerator!!!
Une do te doja te lexoja ndonje studim si ka mundesi te mbijetoje pa u çmnedur nje popull me etje, pa drita, i varfer dhe i pasur ne menyren me te pakuptueshme per ekonomine, me nje ndotje akustike qe te shkaterron nervat sidomos gushtin ku naten… dasmat (qe tashme behen gjate gjith javes) jehojne e bertasin e ngaterrojne muzikat me njera tjetren.
Se ne mengjes njerezit ngrihen ne pune… hane pluhur gjith diten e marrin mesatarisht 1000 lek ne dite. Pra 5 birra…. Thash birra se fundi shpesh i mundit te shpatullave shkarkohet ne nje klub province me shoke pa menduar per neser…. E tashme me birren shpesh mundi i bashkatdhetareve te mi shkarkohet ne ndonje wc ….
O Zot, jepi popullit tim largpamje, ajo I mungon mendoj une! Ajo dhe vetem ajo. Njerezit tane me thoshte dikush nuk e kalojne lehte fazen adoleshenciale. Mbesin adoleshente deri ne 30 vjec. Ironia e tij u drejtohej mos objektivizmit te rinise perballe gjerave me rendesi ne jete e une i dhashe te drejte ndersa me habiste nje klase te rinjsh qe nder makina lluksose haroxhonin parate per te cilat as nuk e dinin e nuk donon tja dinin si i kishin fituar prinderit e tyre.
E muhabetet shpesh thjeshtesoheshin ne futboll, a makina, e kryeshisht femra … e per ta ne djem!!! S’flitet me per politike si dikur, ndoshta jane lodhur apo jane thjeshte jashte asaj bote.
Koshienca sociale e shqiptareve eshte vlera me e çmuar dhe e vetmja shprese per te kaluar tranzicionin e identitetit qe eshte thelbi i te gjithe tranzizioneve te tjera. Ta rujame ate a rizgjojme e ta bejme vigjilenten e shoqerise tone.