Nuk jemi mirë!
Të gjithë e dinë se në procese historike ndodhin edhe ato të padëshiruarat, mospërfilljet e së drejtës historike dhe vullnetit maksimal të popujve liridashës, kjo nuk ndodhë sot sic është rasti me Kosovën, por kjo ka ndodhur edhe më herët dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen , sepse popujt dhe historia e saj është shkruar dhe shkruhet nga njerëz emocional, instiktiv , të pavullnetshëm mohues të së drejtës etj, etj, dhe kështu bëhet edhe ai lëmshi i madh që pengon drejtësinë dhe vullnetin e popujve që dëshirojnë të jetojnë të lirë dhe të pavarur. Në Ballkan kanë ekzituar hendeqe dhe ende po jetësohen nga njerëz dhe popuj që nuk kanë identitet real dhe as koncept të qartë të lirisë dhe mëvetësisë. Ndërsa po ti merrnin parasysh me kohë fjalët e Wudro Willsonit rreth respektimit të vullnetit të kombeve të vegjël dhe lirisë së tyre bota respektivisht Ballkani do ishte më afër lirisë , paqes dhe së drejtës historike se sa që është tani shumë larg realitetit historik thelbësor.
Përballja me disa procese që janë si rrjedhoj e së kaluarës ka bërë që sot në Ballkan dhe Europë të ketë ende mentalitet shfrenues dhe të etur për mohim të historisë së tjetrit se sa respektimit të gjenezës së popujve me rrënjë sic janë shqiptarët në përgjithësi. T’ia mohosh dikujt gjenezën do të thotë të mundohesh të këpusësh rrënjët e tij , të presësh frytin e saj, apo edhe ti mbulosh ato që të mos duken , por një gjë dihet se rrënjët janë më të forta se degët dhe se rrënja kurrë nuk humbet e as nuk zhduket sepse ajo ujitet nga parahistoria dhe nga burimi i saj shpirtëror , moral , kulturor, social, ekonomik etj etj .
Megjithëkëtë në këtë kohë në Ballkan janë të shprehura disa elemente të cilat që moti janë lidhur gabimisht nga disa marrëveshje të rastit qoftë të marrëveshje të hapura apo të fshehura, saqë kanë lënë pasoja të tmerrshme historike dhe diplomatike , e që sot sic shihet rasti i zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ku vërtet po hynë në atë të lidhjes shekullore të pazgjidhshme në kuptimin e pazgjithshmërisë së konceptit të drejtë dhe respektimit të vullnetit hiostorik, sepse zgjidhje do ketë por jo sipas së drejtës historike dhe vullnetit të këtij populli , kjo shihet qartë se nuk jemi edhe aq mirë sa të jetojmë me iluzione e ëndrra apo qejfe .
Ndërkaq ardhja e Volfgang Ischingerit në Prishtinë tregoi qartë se ai erdhi për të zhvilluar një takim të mbyllur ashtu që palës Kosovare t’ia shpalos axhendën dhe opsionet e hapura të këtij procesi duke mos ditur se ku na çojnë , të gjithë e dinë se takimet e fshehta bëhen kur kemi një problem të madh, apo kur hapim një opsion ireal, apo edhe kur parashtrojmë në agjend diçka që nuk duhet ta di opinion por vetëm palët . Ja për çka vjen Ischinger në Kosovë, t’ia rikujtojë Kosovës parahistorinë e vijës së coptimit të Shqipërisë që u fikësua në traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915, ku nga kjo mund të nxjerrim mësim se parimet e zhvillimit të lirë të kombeve do mund të liheshin në një qoshe të historisë siç edhe u lanë , prandaj populli i Kosovës nuk duhet lejuar e as këta politikan që pranojnë gjithçka të mos lejojnë hapësira të fsheta e as ide vdekjepërurëse të historisë së padrejtë që shpesh përsëriten në histori. A nuk e di pala Kosovare se ortak i ndarjes së Bosnje e Hercegovinës ishte vetë diplomati Ischinger , a nuk do jetë edhe ky ortak i ndarjes së Kosovës ngase kur hyjnë në proces tre ndërmjetës idet hapen e ato janë të shumta sepse kemi të bëjmë me “tre fuqi që asnjëra nuk mendojnë njëlloj për shkak të interesave të ndryshme të saja”, e lëre më palet e Pirshtinës e Beogradit që janë shumë larg njëra tjetrës në pikëpamje, prandaj mund thuhet me plotë bindje se nuk jemi mirë!, duhet të mendojm!, dhe ta shpëtojmë këtë popull nga marrëveshjet e fshehta dhe të padrejta .
Populli i Kosovës që e ka zakon të ul kryet e të bindet sic mund të shohim kohëve të fundit do mund të jetë i paaftë të zgjidhë çështjen e së ardhmes së vet , por megjithëkëtë është e ditur botërisht një gjë se populli i Kosovës e do sinqerisht integritetin dhe pavarësin e saj duke e parë atë si një realizim in concreto të parimit të kombit të saj.Dhe krejt në fund nuk duhet lejuar që Kosova të shikohet si një copëz Afrike duke ditur se ajo është një copë e rëndësishme e europës respektivisht zemër e saj pa të cilën europa do ishte e gjymtë dhe jofunksionale.Nga kjo mund t themi zgjohu o popull dhe mendo një rrugë të arsyeshmë dhe të drejtë , dëgjoje zërin e arsyes dhe ringjalle identitetin tënd , kombin tënd që po vuan e që ka mbet peng shumë shekuj më parë , popull mos lejo që cështja të përzihet në mes dashjes individuale dhe asaj jashtë individuale apo kolektive , ti ke të drejtë dhe ti o popull duhet të thuash JO kur duan të tjerët ,por kur dua UNË sepse është vullneti im e drejta ime e lashtësisë, për të jetuar të lirë dhe të pavarur.Duhet menjanuar cdo gjë të keqe që e dëmton qenjen tonë si popull dhe komb në mënyrë të kujdesshmë dhe në mënyrë ta pamëshirmshme nga të gjitha doktrinat e rreme që na vijn nga jashtë dhe brenda respektivisht nga nënat e mbshtjellimeve të historisë , sepse dihet kush heq dorë nga mjetet heq dorë nga qëllimi i tij.