SHBA, Blagojeviç nuk pranon të dorëhiqet
Para akuzave të rënda që mund t‘i japin fund karrierës së tij politike, guvernatori i Ilinoisit, Rod Blagojeviç, bëri të qartë se nuk është prej atyre që dorëzohen lehtë. "Nuk kam bërë asgjë të jashtëligjshme. Dhe nuk kam ndër mend të heq dorë nga një punë të cilën e bëj falë vullnetit të zgjedhësve për shkak të akuzave false dhe mafies politike". Gjatë deklaratës para gazetarëve nuk pranoi t‘i përgjigjej asnjë pyetjeje, megjithëse sipas prokurorëve, provat audio janë të pakundërshtueshme