Në kërkim të urdhëruesve

Ishte nisur, duke menduar se po i shërben atdheut. Por, rrugës e kuptoi të vërtetën e tmerrshme. Marshi i lirisë pas hapave të parë u shndërrua në marrsh të vdekjes. Ishte ecje e gjatë, derisa caku ndryshonte. Jo të gjithë i rezistuan lodhjes, maltretimeve dhe urisë.
Por, shpresa për mbijetesë mbante Avdull Beshirin dhe shokët e tij gjallë. Më vonë, shumë shokë të tij nuk arritën të shohin për herë të parë dhe të fundit vendin e vdekjes së tyre. Baca Avdull e pa atë me sy. Sot ka 89 vjet, por nuk kujtohet shumë nga ajo kohë. Por, rrudhat e tij tregojnë histori të ndryshme për hekat e atyre ditëve. “E di që kam ecë nëpër gjak”, rrëfen ai.
Çdo ditë që shkon, kujtimet për atë kohë janë tretur. Ngjashëm si rrëfimet e mjegullta të bacës Avdull, duket të jetë edhe kujtesa jonë kolektive për atë ngjarje. Por, javë më parë, tmerri i asaj dite, që baca Avdull i shpëtoi, ka rrëqethur sërish shqiptarët.
Gjëmat e masakrës së Tivarit u dëgjuan këto ditë në Tiranë, përmes deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Berisha ka kërkuar që ish-presidenti Ramiz Alia të rrëfehet për masakrën e Tivarit. Xhelat e ka konsideruar kreu i qeverisë, Ramiz Alinë. Derisa në Shqipëri ka filluar një debat për fajtorët e kësaj masakre, në Kosovë kjo çështje nuk është temë. Partitë politike përkrahin një debat të tillë, por me kusht që ta fillojë dikush atë. Derisa për historianin Hakif Bajramn shumëçka dihet për masakrën e Tivarit.
“E ka bërë Rankoviqi me kompaninë e vet. Më vonë edhe këta tanët e kanë ditur dhe nuk kanë reaguar kur duhet”, tregon Bajrami. Sipas tij, ekzistojnë dokumente që vërtetojnë autorët dhe ndihmësit e këtij gjenocidi. “Ka shumë dokumente që vërtetojnë krimin e serbëve në këtë masakër”, shton ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...