Nis protesta në Prizren
Me rastin e shënimit të 132-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje!”, në Prizren ka nisur një protestë e madhe paqësore kundër ndryshimit të shenjës dalluese të Komunës së Prizrenit, që mban vitin dhe shtëpinë ku është mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Logoja është kontestuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke kërkuar ndryshimin e saj, ngase sipas kësaj gjykate nuk përfaqëson të gjitha komunitetet që jetojnë në Prizren.
Në protestë po marrin pjesë mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, ndërsa protestuesit po mbajnë në duar parulla si “Pa lidhjen e Prizrenit nuk ka komb shqiptar”, “Himni i Sejdiut është serviliteti”, “Gjykata Kushtetuese e barabartë me gjykatën shkombëtare” dhe të tjera.
Protestuesit kanë nisur marshin nga sheshi “Shadërvan” drejt ndërtesës së Kuvendit Komunal të Prizrenit ku do të mbahen fjalime, për të vazhduar drejt ndërtesës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku do të mbahen po ashtu disa fjalime.
Aktivistë të “Vetëvendosjes” kanë thënë se ata kanë organizuar protestën, në mënyrë që t’i bëjnë presion Kuvendit Komunal që të respektojë vullnetin e popullit, duke e cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në kundërshtim me vullnetin e popullit.