Në klubin e socialistëve
Dje isha në klubin e socialistëve. Më tha miku im. ç’habere ka prej andej or mik? I them? Asgjë e re nga “bunkeri Rama” dhe vetëm fjalurina në erë. Kali plak nuk mëson revan të ri. Më tha: Me se merreshin socialistët? - “Mulliri i klubit” bluante kafe pa hesap. Muhabete pa bereqet, bluanin njerëzia brenda tij. E njëjta fytyrë lexohet përditë në këtë lokal të kryqytetit. Ata harxhonin me një kosto jo të vogël potencialin e tyre vetëm në kafene. Cili është instrumenti matës i punës së deputetit? Salla e kuvendit. Brenda atyre kontureve lëvizjet e tyre politike përbëjnë dinjitet politik të një force. Mirëpo ata djem të shkolluar, të mençur, çuditërisht një ditë nuk hynë në tempullin që i priste. Mes dy shtigjeve zgjodhën atë që e kishte kalitur mjegulla. Kur ishin në fushatë u thanë njerëzisë se në parlamentin ku do të shkonin, do të bënin cdo gjë për ata. U premtuan gjithfarë gjërash, luftuan me forcë, para dhe mendje për të hyrë në atë tempull. Ditën që mbërriti ora, këmba u shkau keq. Me përkushtim të kryetarit socialist vendosën të mos shkonin. Një ngërç i madh e kishte kapluar kryetar ziun. O edhe unë, ose të gjithë në greminë. U hapi një hartë. Shikoni këtu, tha, e gjithë rruga është zënë nga Berisha. Ne, nga na bie më mirë, udhës apo greminës? Udhës së ndershme i thanë ca depuetë të rinj, mirëpo përgjigja e kryetarit qe e prere: “jo more, doni udhën ju, kur ne kemi greminën”. Atje ku kishin ëndërruar të shkonin. Tempulli ishte bërë për ata që i ka zgjedhur populli. Tempulli sot e kësaj dite i pret ata. Hapni kutitë ose largohuni/Kam qeshur, ndërsa duhej të vajtoja me sloganin. Ku janë kutit e votimit në kryeministri apo në KQZ - pyeta një jurist të vjetër. Në KQZ more burrë! Po përse opozita nuk e ndërtoi sloganin e vet: “Arben, hap kutitë ose largohu”, apo me gjitheperfshirese “KQZ, hap kutite ose largohu”. Por janë veç varka për të shpëtuar Edin nga përgjegjesia e humbjes së zgjedhjeve. Si ajo varka që kishte hipur me shoqet në kohën e ujrave. Nëse i arrin, u thotë socialistëve “mbyllni gojën, unë i rrëmbeva me protesta e gjithfarë rrëmujash Berishës presidentin, kryetarin e bashkisë” etj, etj. Hapja e kutive është një presion që Edvini, ky humbës i madh i bën mazhonacës për një çikë përfitim. Demek ky Edvini si Jovan Bregu që kërkonte magazinën....