Analiza/Gabimet me laksizmin në listat e terroristëve
Pasojat e terroristëve janë të tejskajshme dhe është shumë më e lehtë nëse u rikthehesh politikave paqedashëse për zgjidhje. Këtë kërkonte edhe Nelson Mandela. Njëri prej burrave më të mëdhenj të shtetit në kohët tona, Mandela ka qenë në listën e terroristëve amerikanë për 15 vjet me radhë, pasi fitoi çmimin Nobel, para se të bëhej presidenti i Aparteidit në Afrikën e Jugut. Emri i tij u hoq nga lista, pasi ish-Presidenti Bush firmosi një deklaratë që e nxori Mandelën “terrorist” nga anëtarësia e Kongresit Kombëtar Afrikan, nga grupi që përdorte sabotazhin, bombardimet dhe sulmet me armë kundër regjimit të bardhë minoritar. Kongresi Kombëtar Afrikan u bë partia qeveritare e Afrikë së Jugut pas rënies së Aparteidit, por frenimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i impononte militantët e këtij kongresi të rrinin po në vend. Përse? Inercia burokratike është një shpjegim i mirë në këtë rast dhe një vështrim në listën e tanishme të Organizatës së të Huajve Terroristë, që sugjeron se dikur ky grup ishte emëruar.Pasojat e këtij emërimi të terroristëve amerikanë përfshinin ngrirjen e fondeve të organizatës duke ndaluar anëtarët e saj që të udhëtonin drejt Amerikës dhe u ngarkonin ndëshkime të rënda (më shumë se 15 vjet burg) për ata që siguronin “mbështetje financiare apo burime të tjera”). Tashmë, ka 44 grupe në listë, sipas rendit alfabetik nga Organizata e Abu Nidal në Palestinë dhe deri te Forcat e Bashkuara të Vetëmbrojtjes në Kolumbi. Grupi i Abu Nidalit, sipas raporteve të vendit mbi terrorizmin “është konsideruar shumë inaktiv”. Shërbimi i Studimeve Kongresiale, një agjenci bipartizane që siguron kërkime dhe analiza për Kongresin, është habitur përse është ende në listë. çdokush mund të pyesë për grupin kolumbian, që u shtua në listë që më 2001. Kjo organizatë u çmobilizua para disa vjetësh dhe qeveria më e fundit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas një raporti, ka deklaruar se “nuk ekziston më struktura e kësaj organizate”. Midis Abu Nidal dhe kolumbianëve ka grupe, terroristët e të cilëve veprojnë dhe qëllimet e së ardhmes janë të padiskutueshme – Al Kaeda, xhihadi islamik – po aq sa zhvillimi i betejës legale për heqjen e emërimeve të terroristëve.Europa, Amerika jashtë sinkronizimit/Ekziston një grup rezistence iraniane, për të cilin Amerika është jashtë sinkronizimit bashkë me Britaninë dhe 27 anëtarët e Bashkimit Europian. Pas shumë vitesh grindjeje, Britania e hoqi Mek nga lista e zezë më 2008-n. Gjatë javës së fundit të funksionimit të administratës së ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush, sekretarja e shtetit Kondoleza Rajs e mohoi peticionin e grupit lidhur me terroristët që duheshin hequr nga lista. Rasti i MEK u rizgjua përsëri këtë javë në një panel në Uashington, ku disa juristë me shumë pushtet debatuan lidhur me faktin, nëse Rice kishte vepruar “arsyeshëm” në këtë vendim. Juristi qeveritar Douglas Letter u shpreh se Rice i kishtë dhuruar Mekut historinë e kaluar të dhunës. Ai madje u tall me “pretendimet se tigri kishte ndryshuar lëkurën”. Vendimet përfshinin një prej Organizatave Britanike të Komisionit të Apelit, një grup i krijuar për rishqyrtimin e debateve mbi emërimet e terroristëve. Kjo organizatë kuptoi se ishte “perverse” që të qepej pas këtij emërtimi dhe të urdhëronte Zyrën e Vendit që të zhvendoste Mekun nga lista e zezë e terroristëve. Nuk dihet se kur do të vendosë Gjykata e Apelit të Uashingtonit mbi peticionin e Mekut, por nëse e kaluara do të vendosë mbi gjykimin legal për fatin e grupit në administratën amerikane, thuhet se ka përdorur listën e organizatave terroriste dhe një listë me “sponsorë shtetërorë të terrorizmit” si mjete politike. Uashingtoni e shtoi Mekun në listë më 1997, në një kohë kur administrata e Klintonit shpresonte se lëvizja do të lehtësonte hapjen e një dialogu me Iranian dhe presidentin e sapozgjedhur, Mohammad Khatami, i cili ishte parë si moderator i hapur ndaj bisedimeve me Amerikën. Meku shërbeu si një krisje për marrëveshjen, por dialogu i shpresuar nuk u zhvillua. As presidenti Barack Obama nuk arriti propozime diplomatike lidhur me Iranin. Nuk ka patur asnjë zhvillim të dukshëm për bisedimet mbi ambicjet nukleare të Tehranit dhe qeveria ia ka bërë veshët shurdh ndaj kriticizmit ndërkombëtar, në lidhje me ndrydhjen e mospajtimit antiqeveritar. Obama nisi të reagonte që në fillim ndaj protestave popullore që shpërthyen pas zgjedhjeve të Iranit vitin që shkoi. Obama foli hapur kundër qeverisë në dhjetor 2009: “Për muaj me radhë, populli iranian ka shfrytëzuar të drejtat universale. çdo herë që ata kanë vepruar kështu, janë takuar me grushtin e hekurt të brutalitetit, madje edhe në rastet solemne dhe ditët e shenjta”.Pavarësisht gjuhës së ashpër, nuk është shpresa për bisedime. “Ne … dëshirojmë ta mbajmë hapur derën e dialogut”, u shpreh sekretarja e shtetit amerikan, Hillari Klinton para ca ditësh. MEK, i urryer prej sundimtarëve të Iranit, do të qëndrojë ende me sa duket në listën e zezë të terroristëve. ...