Tadic kundër Mesic: Jo trupave kroate ne Bosnje
BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic përdor selinë e OKB-së për të sulmuar presidentin në largim të Kroacisë Stipe Mesic. Presidenti serb kritikoi Stipe Mesic për idenë e dërgimit të trupave në Bosnje duke thënë se kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. “Ne dënojmë fuqimisht deklaratën e rrezikshme të presidentit kroat Stipe Mesic. Nuk ka asnjë justifikim për përdorim force kundër Bosnjes dhe asnjë vendi tjetër perëndimor. Serbia kategorikisht hedh poshtë këto provokime dhe mirëpresim cdo shtet të përgjegjshëm të bëjë të njëjtën gjë.”- ka thënë kreu i shtetit serb.Tadic i është referuar një deklarate të Mesic i cili lë karrigen e presidentit në muajin shkurt, për të dërguar trupa në Bosnje nëse serbët e Bosnjes do të bëjnë përpjekje për ndarje.Kroacia dhe Serbia janë firmëtarë të marrëveshjes së Dejtonit e cila i dha fund luftës në Bosnje në 1995. Aktualisht Bosnja është një nga vendet më të rrezikuara për tu destabilizuar në Ballkan pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Retorika mes Kroacisë e Serbisë është shtuar ndjeshëm dhe këto dy vende kanë paditur njëra tjetrën në Hagë për shkak të akuzave për genocid.(e.k/NEWS24/BalkanWeb)