Det i trazuar në Durrës, kthehen motopeshkatoret
DURRëS- Deti i trazuar dhe era e fortë nga veriu kanë karakterizuar orët e fundit kushtet metereologjike në rajonin e Durrësit. Në portin detar ka mbërritur vetëm një nga tragetet e linjës Bari-Durrës, ndërsa pritet dhe një traget tjetër i së njëjtës linjë; bënë të ditur burime nga kapiteneria e portit. Deti i trazuar, me forcë 5 dhe era e fortë me drejtim nga veriu, po rikthen në kalatat e portit të gjitha motopeshkaktoret që kanë dalë gjatë 4-5 ditëve në gjueti. Temperaturat e ajrit gjatë natës së kaluar kanë rënë edhe më tej, por në qytet dhë në rrethinate tij nuk janë vërejtur ngrica. Sipas parashikimeve moti do të vazhdojë të jetë i thatë, ndërsa era do të ruajë të njëjtin drejtim. Kushtet detare nuk do ta pengojnë veprimtarinë përpunuese të anijeve tregtare si dhe lëvizjen e mjeteve të mëdha lundruese. (d.b/BalkanWeb)