Ne koma reporteri qe kritikonte Kremlinin
Oleg Kashin gazetari 30-vjecar i se perditshmes ruse Kommersant eshte shtruar me urgjence ne nje spital ne Moske per shkak te frakturave te shumta ne trup si pasoje e nje sulmi perpara baneses se tij ne kryeqytetin rus.
Ne nje komunikate te bere nga gazeta thuhej se dy agresoret kane rrahur keqas gazetarin Oleg Kashin me nje objekt te forte ne qender te Moskes. Kashin eshte goditur rende dhe eshte shtruar me urgjence ne spital. Per ditet ne vijim do te mbahet ne koma artificiale lexohet ne komunikaten e Kommersant. Eumlshte e qarte se pergjegjesit e ketij krimi nuk duan ate qe ai shkruan dhe thote. Do te ushtroj presion derisa kjo ceshtje te zbardhet sepse lidhet drejtperdrejt me punen e tij si gazetar tha kryeredaktori Mikhail Mikhailin. Sipas tij Kashin ishte duke investiguar per organizatat informale por nuk dha asnje detaj. Sipas raportimeve nga spitali 30-vjecari Kashin eshte ne gjendje te rende shendetesore madje ka rene ne gjendje kome. Sipas drejtorit te kesaj gazete sulmi eshte i lidhur me aktivitetin e tij profesional. Gazetari Kashin kishte mbuluar veprimtarine e disa protestave te opozites dhe kishe botuar edhe shkrime kunder Kremlinit. Kjo teze lidhet edhe me faktin se agresoret nuk i kane marre asgje gazetarit rus as portofolin dhe as celularin. I riu eshte shtruar ne spital me dy kembet e thyera demtime ne kafke dhe fraktura ne nofull. Sulmi ndaj gazetareve kundershtare te qeverise eshte dicka e zakonshme ne Rusi. Qe prej vitit 2000 sipas Komitetit per Mbrojtjen e Gazetareve te pakten 18 vrasje te gazetareve nuk jane zbardhur ende. Nga ana tjeter Kremlini duket i vendosur per ti shkuar deri ne fund ceshtjes. Presidenti Dmitry Medvedev ka urdheruar Prokurorine e Pergjithshme dhe Ministrine e Brendshme per te nisur nje hetim special per kete ceshtje. Pergjegjesit do te gjenden dhe do te ndeshkohen tha Presidenti. Kjo tregon se ka persona ne shoqerine tone te afte te kryejne krime vetem per tu mbyllur gojen gazetareve tha pergjegjesi i Sindikates se Gazetareve Rus Mikhail Fedotov. Gruaja e tij Yevgenia Milova tregoi se ata nuk kishin marre asnje lloj kercenimi me pare sipas asaj qe raportoi agjencia e lajmeve Interfax. Kashin ka shkruar nje numer te madh shkrimesh politike dhe sociale disa me te ndjeshme politikisht se te tjerat. Megjithate raportimi i tij konsiderohej i drejte dhe i balancuar. Sulmi i Kashin erdhi dy dite pasi nje aktivist opozitar Konstantin Fetisov u demtua ne koke pas protestave per mosperjen e pyllit te Khimkit ku mendohet se do te ndertohet autostrada e re. Dy sulme per dy dite jane pak si shume tha ish-disidenti sovjetik Andrei Mironov qe bashke me 20 persona u mblodhen para drejtorise se policise ne Moske per te kerkuar gjetjen e autoreve te sulmit me te fundit ndaj gazetarit. Ne 2008-n botuesi i gazetes Khimki nder te paret qe rriti ndergjegjesimin e publikut per pyllin u godit ashper sa ngeli sakat. Ashtu si pjesa me e madhe e sulmeve ndaj njerezve te medias as agresoret e tij nuk u gjeten. Ai ishte i mbuluar i gjithi me gjak ne trup dhe ne fytyre ne momentin qe erdhi ambulanca. Gishtat e duarve dhe kembet i kishte te thyera tha nje prej fqinjeve te tij qe kishin lajmeruar te paret ambulancen.