E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laci surprizon Dinamon ne Qemal Stafa barazim 3-3

Goleada

Pervec Tiranes kete fundjave futbollistike te kampionatit shqiptar e ka zbukuruar edhe Laci i cili edhe pse pa presidentin Pashk Laska te pezulluar i ka dhuruar nje surprize te pakendshme Dinamos ne kryeqytet ku me merite i ka rrembyer nje barazim 3-3. Ka qene nje ndeshje dramatike e cila eshte shoqeruar edhe me goleade qe e ka bere ndeshje teper emocionuese. Miqte kurbinas kane arritur te permbysin perkohesisht avantazhin e bluve pas golit Emiljano Vila pas vetem 7 minutash loje. Po permbysjet ne kete sfide nuk kane munguar deri ne fund te lojes ku epersia e fundit e perkohshme e Dinamos me rezultatin 3-2 ka gjetur baraspeshen e kurbinasve qe kane vulosur edhe rezultatin final ne minuten e 4 te shtese ne nje sfide shume luftarake e cila do te mbyllej 3-3. Lacianet kane marre nje pike te arte ne kryeqytet. Te pakenaqur kane dale blute qe kishin shansin te distancoheshin edhe me nga dy ndjekesit me te afert Skenderbeu dhe Flamurtari qe do te perplasin briret me njeri-tjetrin nje dite me pas sot ne Vlore. Skuadra e Lacit eshte shfaqur mjaft e pergatitur dhe solide me nje shpirt te larte gare duke e vene ne pozite te veshtire Dinamon. E cila nga ana e vet ka arritur te shenoje 3 gola me ane te Viles Bakajt dhe Sefes treshes se vet sulmuese por po aq here eshte ndeshkuar nga miqte. Per Lacin kane shenuar Mile Kastrati dhe Kaja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›