E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesila Doda: Në 23 qershor e djathta fiton 71 mandate – problemi i vetëm është se s’ka më opozitë reale

03-04-2013 / Gazeta 55

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Mesila Doda pohon se bashkimi PS-LSI i sjell një mandat më shumë koalicionit të djathtë, të kryesuar nga Partia Demokratike. Ajo shkruan në Facebook se, me ikjen e LSI asnjë rezultat nuk lëviz nga ai i vitit 2009-ë. “Interesante! Matematikisht, me ikjen e LSI, asnjë rezultat nuk lëviz nga ai i 2009..., më falni, jemi një mandat më shumë me bashkimin e votës së djathtë në Fier. Politikisht, e djathta dhe e majta janë më mirë kur funksionojnë në pozicionet e tyre natyrale... Problemi i vetëm është që tashmë nuk ka më opozite reale, pasi janë pjesë e këtij katërvjeçari qeverisës, dhe nuk ka më 21 janar për socialistët... Pra, matematikisht janë 71 mandate për të djathtën, politikisht e djathta konsolidohet...”- shkruan ajo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›