E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti dhe Dogjani: PS është shndërruar në kënetë

03-04-2013 / Gazeta 55

Aleanca e PS-së me LSI-në, reagojnë Dritan Prifti dhe Asllan Dogjani

Dritan Prifti është i zhgënjyer për aleancen e re. Gjatë një interviste për ABC News ai njoftoi distancimin nga kjo dhe parti dhe kalimin në Polin e Tretë. Ndërsa Asllan Dogjani, një ditë pas largimit nga grupi parlamentar i PS, pohon se vota e tij nuk është e përcaktuar paraprakisht.
Pas riafrimit të Ramës dhe Metës, deputeti Dritan Prifti nuk e fsheh aspak zhgënjimin që ka marrë nga kryesocialisti. Ndërsa njofton distancimin nga PS, përdor fjalë të forta ndaj partisë më të madhe opozitare.
I pyetur mbi një afrim të tij me Berishën, Prifti thotë se në politikë nuk mund të thuash asnjëherë “kurrë”. Gjithsesi, pas largimit nga Rama, ish-aleati i Metës pohon se do t’i bashkohet Polit të Tretë. Prifti mendon se pas daljes së LSI nga Qeveria, Kryeministri Berisha duhet të kërkojë votëbesimn në Parlament. Por është i sigurt se të gjithë skenaret për rrëzimin e tij paraprak nga pushteti nuk kanë shanse të realizohen. Edhe deputeti Asllan Dogjani nuk duket i prirur t’i shkurtojë jetën Qeverisë Berisha. Një ditë pas largimit nga grupi parlamentar i PS, Dogjani thotë se s’ka një vendim paraprak mbi votën e tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›