E Diel, 1 Nëntor 2026

Një president polak viziton Shqipërinë pas 20 vitesh, Andrzej Duda: Gjallërojmë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve

Një president polak viziton Shqipërinë pas 20 vitesh, Andrzej

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka vizituar sot vendin tonë, vizita e parë shtetërore e një presidenti polak në 20 vitet e fundit.

Ai u prit nga kreu shqiptar i shtetit, Bajram Begaj, me të cilin mbajtën edhe një deklaratë të përbashkët për media.

Duda tha gjatë fjalës së tij se Polonia e mbështet Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, teksa falenderoi vendin tonë për qëndrimin e mbajtur dhe ndihmën e ofruar për Ukrainën që përballet me agresionin rus.

Së bashku me presidentin Duda, në Shqipëri kanë mbërritur edhe një grup investitorësh të cilët do të jenë pjesë e një forumi të përbashkët ekonomik shqiptaro-polak për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.

“Është vizita e parë shtetërore e një presidenti polak, pas 20 vitesh. Për ne është një ngjarje e rëndësishme, shpresoj që për ne të përbëjë një sinjal për gjallërimin e marrëdhënieve tona. Marrëdhëniet ekonomike, dhe një bashkëpunim dinamik mes dy vendeve. Shpresojmë që së shpejti Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së dhe do të jemi bashkë në një familje të madhe. Ju falenderoj për fjalët e ngrohta për Poloninë, për bashkëkombasit e mi.

Sa i përket qëndrimit të polakëve ndaj luftës në Ukrainë, kemi pritur miliona qytetarë që i kanë ikur luftës. E falenderoj Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës. E falenderoj për qëndrimin e qartë ndaj agresionit rus në Ukrainë. Është një agresion pa pikë kuptimi që prek të gjitha parimet ndërkombëtare. Agresioni duhet të mbarojë. Ju falenderojmë për mbështetjen e qartë politike dhe humanitare, për praninë ushtarake të Shqipërisë në krahun lindor të NATO-s”, tha presidenti polak Duda gjatë fjalës së tij.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›