E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Në korrik ekspertët e BE vlerësojnë përmbushjen e kritereve për vizat”

Flet drejtoresha e Bashkimit Evropian në Ministrinë e Jashtme, Ilda Zhulali

Drejtoresha e Bashkimit Evropian në Ministrinë e Jashtme, Ilda Zhulai deklaron e vendimi i KE-së është hapi i parë i procedurave legjislative për heqjen e vizave.
Zhulali tha se në fillim të muajit korrik presim ekspertë të BE-së për të parë përmbushjen e tre kritereve shtesë të cilat janë: Strategjia për riintegrimin e të riatdhesuarve, dhe presim që ky vendim të shkojë në Kuvend. Kuadri ligjor për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zbatimi i ligjit antimafia.
“Ne tashmë kemi edhe një test të fundit në javën e fundit të muajit korrik, sepse 3 kushtet e vendosura janë një dokument strategjik, ku pritet të miratohet në 2 ose 3 javë, shtoi Zhulali. Për sa i përket statistikave të ligjit antimafia, ky nënkusht ka dhënë rezultatet e veta, pasi e gjithë përpjekja e shqiptarëve është serioze, duke shtuar se tashmë ka një bashkëpunim mes policisë e prokurorisë. Rastet tipike janë Italia dhe Greqia nga të cilët kemi një bashkëpunim të fuqishëm. Bashkëpunimi është edhe më i gjerë, sigurisht edhe me vendet e Bashkimit Evropian, duke arritur në një nivel të ri partneriteti, dhe në përmbushjen e standardeve”- u shpreh ajo.
Në fund Zhulali shtoi se në 2 qershor do të mbahet takimi i ministrave të Jashtëm e cila do të mbahet në Sarajevë, ku është i ftuar Zëvendëskryeministri i Jashtëm Ilir Meta, por edhe përfaqësues kosovar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›