E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori, Komiteti zgjedh monumentin fitues

TIRANE- “Monument qe pershtatet me nje shesh dhe ambient urban jo shume te madh dhe qe i ben qytetaret te afrohen me te”. Keshtu e kane vleresuar anetaret e Komitetit per 100 vjetorin e Pavaresise, bocetin qe eshte perzgjedhur i pari mes 5 pretendenteve ne gare dhe qe u kurorezua si fituesi i nje gare te gjate.

Boceti më i mirë mes 5 finalistëve, qe do te jete edhe monumenti i 100 vjetorit te Pavaresise, qofte me vleresimin e jurise, qofte edhe me votat e publikut ne nje votim te hapur eshte ai me bashkautorë Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani).

Bëhet fjalë për projektin që merr nxitje nga banesa tradicionale shqiptare. Dy artistët sjellin një variant të hapur të saj, brenda së cilës do të gdhenden me laser shqiponja dhe Deklarata e Pavarësisë.

“Ka estetike bashkekohore, bashkepunon me qytetaret, kerkon qytetarin ta pershkoje e kjo ehste shume e rendesishme dhe ideja e hapjes eshte per nje vend te izoluar qe i hapet botes, eshte mesazhi me i rendesishem”- ka thene ministri i Kultures, Aldo Bumci.

“Bijte e shqipes do te donin shqipen diku, por le t’ia lene kryetarit te bashkise te hape nje konkurs per te bere nje shqiponje qe te behet simbol i Tiranes. Ai qe ishte nuk ngriti asgje, shpendau nje kartoline, jo per vleresimin artistik apo per njohurite qe ka per artin dadais, po sepse eshte dadaist ne politike”- tha Berisha, duke akuzuar Ramen.

Boceti

Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Për autorët, banesa shqiptare ka shërbyer si shtëpi dhe fortifikim njëherësh, duke u bërë simbol kombëtar i qëndresës në shekuj. Për të shprehur idenë e pavarësisë, ata sjellin një ndërtesë të hapur e cila paraqitet si dy gjysma kubi ku njëra gjysmë mban çatinë dhe tjetra platformën. Kjo strukturë është menduar e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë (8) metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elemente të vizatuara me laser, si: Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›