Ne librarite shkollore nuk mungon asnje tekst qe u duhet nxenesve
Të gjithë nxënësit e sistemit arsimor parauniversitar mund të drejtohen në shkollat ku mësojnë për t’u pajisur me librat shkollorë.
Ministria e Arsimit bën me dije se në libraritë shkollore nuk mungon asnjë tekst ndërsa çmimi i tyre ka pësuar një rritje me 3.5%.
Fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, fëmijët e personave me aftësi të kufizuar dhe ato të komunitetit rom tekstet shkollore do t’i marrin falas.
Familjet me të ardhura nën 300 mijë lekë do t’i blejnë librat e fëmijëve të tyre me 50% të çmimit.
Vetëm pas shpërndarjes së teksteve nëpër shkolla deri më date 19 shtator, shtëpitë botuese kanë të drejtë t’i tregtojnë ato edhe në librari, nëse kjo bëhet më parë, Ministria e Arsimit shprehet se ndaj tyre do të merren masa.