E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, betonierja përplas kalimtaren vdes e moshuara

TIRANE- Një e moshuar është aksidentuar për vdekje nga një betoniere paraditen e sotme në bulevardin Zhan Dark në Tiranë. NEWS 24 duke iu referuar policisë bën të ditur se rreth orës 10.00 gruaja ka qenë duke kaluar nga njëra anë në anën tjetër të rrugës në Bulevardin Zhan D’Ark, në afërsi të urës së Tabakëve, kur është përplasur nga automjeti i rëndë.

Gruaja, ( e cila me vone u identifikua si ) Frosina Baboci, 72 vjece ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit me targë TR 9810 J, Laurent Doko dhe po e merr në pyetje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. (foto nga vendi i ngjarjes, atsh)

Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar në Bulevardin "Zhan D'Ark", kur makinat e policisë dhe ambulancat bllokuan për disa minuta kalimin e automjeteve.
(s.g/balkanweb) Lidhje te tjera 35 vjeçari gjendet i vetvarur pranë Amfiteatrit

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›