Qemal Mërtiri, piloti nga Vlora me varr në Siberi
"Me pilot si Qemal Mërtiri ka të drejtë të krenohet çdo komandant. Guximi dhe mjeshtëria me të cilën e nënshtron avionin gjatë manovrave në ajër, janë pushteti i padiskutueshëm i pilotit të talentuar...".
afrim imaj
Pastaj koloneli i aviacionit rus, që drejtonte prej vitesh akademinë e aviacionit "Maria Raskova", i hidhte dorën mbi supe studentit shqiptar, Qemal Mërtiri dhe i uronte suksese në fluturimin e radhës. Kështu ndodhi edhe atë pasdite tetori të vitit 1951, kur shoku ynë u ngrit në qiell dhe nuk u kthye më".
Me këto dy çaste emocionale nga aeroporti i Koçinjevos në Novisibisk të Siberisë, e nis rrëfimin për shokun e tij, Flamur Micko, një nga veteranët e aviacionit shqiptar. Shoku i tyre, që atë ditë do të fluturonte për herë të fundit, kishte lënë prapa shembullin e pilotit të talentuar e të guximshëm, por edhe jetëshkrimin e protagonistit që e kishte jetuar kohën me vrullin e saj. Sakaq, Qemal Mërtiri, me vdekjen e papritur dhe ceremoninë mortore në dhe të huaj, do të sillte në Shqipëri edhe një mister që vitet e brezat do t'ia transmetonin njëri-tjetrit si të tillë…
Lavdia e rrugëtimit:
Vlorë-Novi Pazar-Siberi
U nis nga Tragjasi kur ishte ende i ri, përshkoi Novi Pazarin dhe pushoi përjetësisht në Novosibirs të Siberisë. Në këtë rrugëtim djaloshi nga Vlora, që fill pas luftës iu përkushtua profesionit të pilotit, daltoi në karakterin e tij mjaft gjëra nga epopeja e betejave partizane. Vullneti, qëndrueshmëria e lart dhe reagimi i guximshëm, e bënin Qemal Mërtirin të dallonte mes shokëve në përpjekjet për të përvetësuar të panjohurat e gjigandit të ajrit. "Ai u ul në kabinën e avionit nga radhët e brigadave partizane", pohon Flamur Micko, që ka pasur rastin të jetë ndërkaq një nga bashkëluftëtarët e tij në repartet partizane. Ende i ri Qemal Mërtiri ishte bërë pjesë e lëvizjes antifashiste. Në fillim në vendlindje, e pastaj më tej me luftëtarët e Brigadës së Pestë Sulmuese për ta përmbyllur me inkursionin luftarak jashtë kufijve të vendit për çlirimin e trojeve të Kosovës, Sanxhakut e Novi Pazarit. Ishte ky misioni që do ta burrëronte para kohe e do ta bënte të njohur në një rreth shumë të gjerë shokësh e miqsh. Triumfi i fitores do ta kthente vetëm për pak ditë te nëna që e priste e përmalluar aty, në rrëzë të maleve të Labërisë. Pastaj, antifashisti i orëve të para, do të merrte sërish rrugë, këtë radhë për t'u shkolluar. "Qemali, shton Micko, ishte në grupin e parë të antifashistëve shqiptarë që hapën shkollën e parë ushtarake në Shqipëri". Vitet e skënderbegasit do të rridhnin shpejt, e ai me diplomën e shkëlqyer, do të vijonte studimet e mëtejshme jashtë shtetit, në shkollën e lartë të aviacionit në ish-Bashkimin Sovjetik. Në akademinë "Maria Raskova" të Engelsit në qarkun e Saratovit, Qemal Mërtiri u përgatit tre vjet me radhë ('48-'51) për të përmbushur detyra luftarake me avion bombardues, duke u regjistruar kështu në grupin e parë të pilotëve shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore. Prej aty, do të vazhdonte studimet në një tjetër akademi, këtë radhë në atë të avionëve gjuajtës-kapës me destinacion zbulimin dhe asgjësimin e avionëve kundërshtarë "Pokrishkin" në Novosibirsut të qarkut të Koçinjevos. "Nga Shqipëria bëheshim shtatë veta, midis studentëve të tjerë hungarezë e sovjetikë. Qemali dallonte mes të gjithëve për rezultate të larta dhe mjeshtëri në fluturim. Vetë komandanti i shkollës, një nga pilotët me emër të Stalingradit shprehej se, me një aviator si Qemali do të krenohej çdo lloj komandanti. "Shqiponjë e maleve të shqiponjave" e përshëndeste me një ndjenjë të veçantë sa herë që kthehej nga fluturimet e vështira", kujton Micko. Më tej shoku i afërt i pilotit që ka rënë në Siberi thotë se, Qemali ishte bërë një figurë e dashur edhe jashtë auditorëve të shkollës. "Piloti nga Shqipëri që shkëlqen në fluturim", tregon Micko përshtypjen e veçantë të vajzave të gjimnazit pranë aeroportit, të cilat e kishin nga partnerët më të kërkuar të mbrëmjeve të vallëzimit në qytet...
E papritura
e orës 16:48
të 13 tetorit '51...
"Vetëm një çast dhe avioni humbi në horizont. Ishte ora 16.48 e datës 13 tetor '51. Udhëheqësi i fluturimit hoqi kufjet nga veshi dhe dha në rusisht kushtrimin. Duhej të nxitonim për te vendi ku ishte rrëzuar avioni. Ndoshta Qemali mund të kishte shpëtuar. Por jo...". Këtë moment fatal Flamur Micko e kujton me lot në sy teksa përshkruan me detaje tërë dinamikën e fluturimit të asaj pasdite vjeshte në stepat e Siberisë.
"Atë ditë na qëlloi të fluturonim turni i dytë. Mbërritëm në aeroportin e Koçinjevos që ishte rreth 30 kilometra larg Novosibirsut dhe pasi bëmë kontrollin e radhës, nisëm sipas programit manovrat në afër. Ishte kohë e vrenjtur, me re të dendura dhe një erë të ftohtë. Kur mbarova unë fluturimin e radhës, në avionin tim "JAK 9V" u ul Qemali. Doli në brezin e ngritjes dhe i kërkoi udhëheqësit të fluturimit, major Duvakit, t'i lejonte ngritjen. Kur doli në pistë ora shënonte 16:30 minuta. Mori lartësi dhe u zhduk në horizont. Në manovrën e tij unë isha caktuar vrojtues dhe e ndiqja me sy duke raportuar te major Duvaki. E dëgjoja raportin e tij në kullën e komandimit nga çasti i parë e deri në fund...". Më tej njeriu që ka ndjekur nga afër manovrën tragjike ka dëshirë të riprodhojë të plotë dialogun e Qemalit me udhëheqësin e fluturimit. "Në fillim raportoi lartësinë. Në pak minuta mbërriti në zonë dhe komunikoi se ndodhej mbi re në lartësinë 3000 metra. "Dëgjo 350-ta, e urdhëroi major Duvaki, plotëso detyrën dhe merr kursin majtas. Të kujtova drejt, ju përgjigj Qemali dhe u fut në pikiadë. "350 mos u fut në re!", urdhëroi sërish drejtuesi i fluturimit. Të kuptova!, ju përgjigj Qemali dhe bëri përmbysjen e djathë me marrje shpejtësie. Ndërsa dëgjoja çdo detaj në kullën e komandimit, shoqëroja me sy pikiadën e thellë që mori avioni i tij. Kaluan pak sekonda dhe nga krahu tjetër i radios nuk vinte më zëri i Qemalit. Sakaq avioni humbi në horizont sa hap e mbyll sytë...", kujton Micko. Për atë që ka ndodhur më tej Flamur Micko nuk mund ta rrëfejë menjëherë. Humbja e avionit në horizont, në gjuhën e aviacionit do të thotë katastrofë ajrore. Katastrofa kishte ndodhur edhe në rastin e Qemalit. Vrapuam dhe për rreth 30 minutash u gjendëm te vendi ku kishte rënë avioni. Nga larg dukej vetëm flaka dhe një parashutë e hapur aty pranë. Pranë nesh kishte mbërritur aty me makinë komandanti i shkollës Sokollov, i cili na frenoi për t'iu afruar menjëherë vendit ku vazhdonte të digjej trupi i shokut tonë. "Bëhuni të fortë!" na këshilloi ai duke na hedhur dorën mbi supe, përmbyll me ngashërim Micko.
Një jetë në tokë të huaj, drama e pilotëve të vrarë në ish-BS
Kanë rënë në krye të detyrës duke fluturuar jashtë shtetit dhe prehen në tokë të huaj. Zyrtarët e ambasadës ruse në Tiranë konfirmuan së fundi për gazetën se janë identifikuar vendvarrimet e tyre në territorin e ish-BS. Duhet që pala shqiptare, sipas tyre, të çelë procedurën për të bërë zhvarrimin e martirëve. Janë tre nga pilotët e parë të aviacionit ushtarak shqiptar. Kanë ndërruar jetë në rrethana të ndryshme në akademitë e aviacionit ku kryenin studimet. Peripecitë e marrëdhënieve politike me ish-perandorinë e komunizmit, BS, kanë mbajtura të ngrira procedurat për rikthimin e eshtrave familjeve të tyre. U ka qëlluar ky fat i keq tre pilotëve Qemal Mërtiri, Islam Xhani e Fuat Sulaj që në vitet '50 vdiqën në ish-Bashkimin Sovjetik. Historitë e tyre me varret një jetë në dhe të huaj, duken si të personazheve të legjendave, të cilat si rrallë ndonjë kombi u ndodhin vetëm shqiptarëve. Gazeta "Panorama" prej tri ditësh vazhdon të zbardhë misteret e ngjarjeve tragjike ku kanë humbur jetën tre pilotët e rinj, nëpërmjet kujtimeve të shokëve dhe kolegëve të tyre. Si ka ndodhur vdekja e secilit. Varrimet madhështore me ceremonial ushtarak në Rusi. Makthin e familjarëve në pritje të atdhesimit të eshtrave të tyre etj. Në vijim historia e veçantë e Qemal Mërtirit, i cili ishte konsideruar nga komandanti i shkollës së famshme të aviacionit në ish-Bashkimin Sovjetik si krenaria e shkollës. Vdekja e papritur, ndërsa ishte duke praktikuar me avion ushtrimet më të vështira që mund të ishin bërë deri në atë kohë, të cilat i kishte realizuar vetëm piloti gjerman i njohur me emrin Ranvesman. Varrimi madhështor që i bënë shokët, kolegët si dhe banorët e zonës. Vajza ruse, e cila u betua se do të vendoste gjithë jetën lule të freskëta mbi varrin e të dashurit të saj etj.
Fuat Sulaj, shqiptari që i paraqiti forcën Zhukovit
Ka qënë maji i vitit ‘57 kur Fuat Sulaj, studenti i aviacionit u mbyt gjatë një demonstrimi stërvitor në lumin Vollga. Ceremonia mortore u bë të nesërmen, më 24 maj 1957 në varrezat e qyetit Borisoglebsk. I vëllai, Ahmeti, ishte i vetmi nga familjarët e pranishëm në atë përcjellje të përmotshme. Teksa flasin për të, shokët me të cilët ka studiuar në Rusi, shprehen se Fuati ka qenë ndër studentët e shkëlqyer të akademisë së aviacionit. Madje, njëri ndër ta veçon një ngjarje të pazakontë të ndodhur vetëm pak ditë para se të ndërronte jetë. “Gjatë paradës me rastin e jubileut të akademisë, komandanti përzgjodhi Fuat Sulën për t’i paraqitur forcën kreut të Mbrojtjes së Kremlinit, gjeneral Zhukovit. Dhe ai e përligji besimin e gjeneralit të aviacionit”, shprehet shoku i Sulajt. Madje, përmbyll ai në një çast, Zhukovi e ka pyetur nga është dhe Fuati i është përgjigjur disi me humor: "Nga Bratajt e Shqipërisë..."
Natasha, rusja që çonte lule te varri i Qemalit
Qemal Mërtiri do të përcillej për në banesën e fundit të nesërmen, ditë e 13 tetorit. Kortezhi i përmotshëm i përbërë nga qindra e qindra studentë e banorë të qytetit do t'i bënte nderimet dhe homazhet mortore. Mbi trupin pajetë të pilotit të vrarë, do të fliste i pari komandanti i shkollës, gjeneral Dushtini. Në fjalën e tij do të dëgjoheshin ato që thoshte shpesh për pilotin nga Shqipëria. "Ne përcjellim sot një nga pilotët më të mirë të shkollës "Flamuri i Kuq". Ne ndahemi sot me aviatorin që punonte shumë e guxonte në mënyrë të jashtëzakonshme në ajër. Qemal Mërtiri ishte aviatori që hipte në kabinë si mbi shpinën e kalit të vendlindjes dhe ndjehej i sigurt, pushtetshëm në çdo veprim e manovër. Lamtumirë shoku ynë i pavdekshëm! Lamtumirë "Ranvesmani" shqiptar!..."
Ndërsa e ka fiksuar të plotë dhimbjen e çasteve të ndarjes me shokun e tij, Flamur Micko që ka pasur rastin të mbajë fjalën e lamtumirës në atë ceremoni, kujton edhe një detaj tjetër, që lidhet me emrin e një vajze ruse. "Kur ne vazhdonim ceremonialin ushtarak, një studente, veshur me të zeza, rregullonte herë pas here lulet e shumta mbi varrin e Qemalit dhe qante e qante me dënesë. Rusja me emrin Natasha do të kthehej disa herë te varri i të dashurit të saj dhe do të ndahej me ne në fund, duke na premtuar se do të vinte shpesh aty, për mos t'i lënë lulet të vyshken. Vetëm në pak kohë ajo kishte fituar zemrën e shokut tonë dhe ndjehej e tronditur dyfish kur kujtonte që dy njerëzit më të dashur të saj, "kishin pasur një vdekje në ajër". Natasha ishte vajza e vetme e komandantit të skuadriljes së famshme të aeroplanëve "YLL-2", që ishte vrarë në betejat e Stalingradit gjatë një dyluftimi në ajër. Ajo ishte nga të paktat vajza ruse, që kishte arritur të komunikonte edhe në shqip..."
Piloti shqiptar, që guxoi të realizonte “Ranvesmanin”
Qemal Mërtiri ishte shqiptari i parë, që guxoi të realizonte ushtrimin "Ranvesman". Më shumë se guxim, ishte aventurë e jashtëzakonshme. Sfida "Ranvesman" kishte marrë emrin e pilotit gjerman që kishte mundur ta bindte avionin në një fluturim spektakolar dhe mjaft të rrezikshëm. Aventurën e tij e kishin ndjekur më vonë pilotët më të mirë të ish-Bashkimit Sovjetik, po në mjaft raste risku kishte qenë tragjik. Dëshira për t'u ngjitur te "Ranvesmani", më në fund kishte ndezur edhe fantazinë e shqiptarit që ishte vetëm 22 vjeç. Ishte një pasdite tetori kur Qemali, teksa përfundonte fluturimin e radhës, do të provonte të sfidonte "Ranvesmanin"…
Mersin Mixha, që e ka përjetuar nga afër fluturimin e rrallë, e sjell me detaje atë që ndodhi në aeroportin e Koçinjevos pasditen e 13 tetorit të vitit 1951: "Ato ditë, pasi kishim përfunduar programin mësimor për profesionin e pilotit gjuajtës-bombardues dhe kapës-shoqërues në ajër, stërviteshim për t'u aftësuar në përdorimin luftarak të aviacionit dhe realizimin e ushtrimeve të pilotazhit të lartë. Ishte kjo një detyrë që realizohej në repartet e aviacionit, por meqenëse në vendin tonë akoma nuk ishin krijuar ato, me mirëkuptimin e autoriteteve përkatëse, do ta zhvillonim aty, sipas një programi special. Përvetësimi i tij nënkuptonte zgjidhje detyrash luftarake në ajër. Vazhduam disa ditë me fluturime intensive ku përpunonim ushtrime e figura komplekse, që kanë të bëjnë me cilësitë e pilotazhit të lartë. Kështu ndodhi edhe pasditen e 13 tetorit. Qemal Mërtiri ishte planizuar për fluturim me avionin "JAK-9V" në turin e dytë, që fillonte aty nga ora 15:00. U ngit në ajër, zgjidhi detyrat e dhëna në lartësinë mbi 3000 metra dhe teksa po kthehej, i kërkoi udhëheqësit të fluturimit, major Duvakinit, të kalonte në figurën Ranvesman. Pas hezitimit të këtij të fundit, do të vazhdonte këmbëngulja e Qemalit. Dhe aty për aty avioni ndërroi kurs, mori lartësi dhe filloi "vallen" Ranvesman. Pak çaste doli në pikiadë, u ngjit sërish, bëri palosjen 180 gradë dhe atëherë kur do të ulej, humbi nga kontrolli duke u futur në katastrofë ajrore, siç i themi ne pilotët. Në çast aeroportin e mbuloi heshtja. Tashmë, avioni dhe piloti, të bërë një trup i vetëm, ishin futur në thellësitë e tokës. Gjithçka ishte bërë shkrumb e hi. Mblodhëm çfarë gjetëm nga trupi i Qemalit dhe u kthyem me lot në sy. Heshtjen e dhimbjes provoi ta thyente i pari gjenerali. "Mbahuni vëllezër, na tha. Ju humbët një nga shokët më të mirë dhe ne një nga krenaritë e shkollës. Bashkë do ta kujtojmë gjithmonë Qemalin, pilotin trim dhe njeriun e guximit të jashtëzakonshëm. "Ranvesmani" shqiptar do të jetë gjithmonë i pranishëm në auditorët tanë në tokë dhe në qiell…"